Tërmeti në Turqi, nxirret e gjallë pas 18 orësh e bllokuar një nënë me tre fëmijë
Pas 18 orësh nën rrënoja një nënë së bashku me tre fëmijët e saj është arritur të shpëtohet nga rrënojat e ndërtesës. Ekipet e kërkim-shpëtimit kanë vijuar gjatë të gjithë natës operacionet në objektet e rrënuara në Izmir i prekur më së shumti nga tërmeti mesditës së djeshme.
Gjatë operacioneve të shpëtimit në orët e para të mëngjesit të së shtunës u shpëtua një grua dhe një 16-vjeçare se bashku me qenin e saj. Rreth 100 persona janë arritur të nxirren të gjallë nga rrënoja. Qytetarët e Izmir qëndronin në rrugë duke pritur se nën rrënoja do të shpëtohet dikush.
Gjysmëhëna e Kuqe Turke dërgoi 112 punonjës, 137 vullnetarë, 27 automjete dhe pesë kuzhina lëvizëse në terren me një kapacitet për t’i shërbyer më shumë se 25,000 njerëzve.
Po ashtu u ndërtua një ambient për të pritur më shume se 50 mijë njerëz. Gjatë natës u ndërtuan çadra u shpërndanë batanije dhe shtretër për të ndihmuar të gjithë ata banorë të cilët tashmë kanë mbetur të pastrehë.
Po ashtu në kushtet e pandemisë u shpërndanë 114,500 maska dhe 5,000 dezinfektues. Në solidaritet me Turqinë janë shprehur edhe krerët më të lartë të shteteve të cilët kanë ofruara ndihmën e tyre.
Disa nga tërmetet më të forta në botë janë regjistruar pikërisht përgjatë një linjeje që kalon nëpër Turqi deri në Greqi. Në vitin 1999, një tërmet me madhësi 7.4 goditi veriperëndimin e Turqisë, duke vrarë më shumë se 17,000 njerëz, përfshirë 1,000 në Stamboll.
25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona
11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon
- 17:16 Presidenti i Lituanisë vizitë në Tiranë, pritet në Kryeministri nga Rama
- 17:16 25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 16:57 Ambasadori francez: Franca do t’i japë Ukrainës avionë luftarakë Rafale dhe Mirage 2000-5