Polici i Burgjeve qëllon me armën e shërbimit, vriten dy të rinj në Patos
Patosi u trondit nga një krim i rëndë sot në mesditë. Dy të rinj humbën jetën pasi u vranë me armë zjarri nga një polic i burgut të Fierit
Elis Kapaj dhe Manol Rrapaj 22 dhe 26 vjeç humbën jetën pasi u qëlluan për vdekje me armë zjarri nga Martin Skëndaj. 22-vjeçari me detyrë polic në burgun e Fierit nuk hezitoi të përdorte pistoletën e shërbimit. Ngjarja e rëndë ndodhi para poliklinikës së Patosit rreth orës 12:20 minuta.
Elis Kapaj ndërroi jetë në vend, kurse Manol Rrapaj nuk arriti t’i mbijetojë plagëve të marra dhe ndërroi jetë disa minuta më pas në spital. Sipas burimeve, viktimat janë kushërinj me njëri-tjetrin.
Uniformat blu arritën t’i vënë prangat menjëherë autorit te vrasjes së dyfishtë. Për hetuesit motivet e krimit mbeten ende të paqarta.
Sipas informacioneve të para dyshohet se polici Burgjeve, Martin Skëndaj kishte një konflikt të hapur me njërin prej viktimave, për shkak të një femre.
Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
I biri vrau një polic dhe plagosi një tjetër, merret në pyetje nga autoritetet nëna e Violand Braçellarit
“Braçellari, emër shumë i njohur në Korçë”, Artan Hoxha: Dhjetëra operacione për ta arrestuar
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar
- 15:55 Presidenti Aoun: Libani pret përgjigjen e Hezbollahut përpara se të hyjë në fuqi armëpushimi
- 15:50 Pa ujë e ushqim, udhërrëfyesi nepalez gjendet i gjallë pas gjashtë ditësh i zhdukur