“Në lojë është liria”, Biden me krerët e NATO-s: Konflikti në Ukrainë, jo i izoluar

Joe Biden
22 Shkurt 2023 | 20:31

Presidenti amerikan, Joe Biden drejtoi të mërkurën, në ditën e dytë të vizitës në Varshavë, një samit me përfaqësuesit e vendeve anëtare të NATO-s, pjesë e grupimit të njohur si “Bukureshti 9”.

Gjatë takimit, Biden riafirmoi angazhimin ndaj nenit “të shenjtë” për mbrojtjen e vendeve anëtare të Aleancës dhe paralajmëroi se në luftën me Rusinë nuk është në lojë vetëm e ardhmja e Ukrainës.

“Ju jeni në vijën e frontit të mbrojtjes sonë kolektive dhe ju e dini më mirë se kushdo tjetër se çfarë është në lojë në këtë konflikt. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për Ukrainën, por për lirinë dhe demokracinë në Evropë dhe mbarë botën”, deklaroi Biden.

Më tej, duke komentuar tërheqjen e Rusisë nga traktati i ri për armatimet strategjike, NEW START, Biden tha se presidenti Putin bëri një “gabim të rëndë”.

Në grupimin “Bukureshti 9” bëjnë pjesë Letonia, Lituania, Estonia, Polonia, Republika Çeke, Sllovakia, Hungaria, Rumania dhe Bullgaria.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026