Gjykata jep masën e sigurisë për të dyshuarit e atentatit të dështuar në Elbasan
Gjyakata e Elbasanit ka dhënë masën e sigurisë për dy të dyshuarit që fshihen pas atentatit të dështuar në qytetin e Elbasanit fundjavën e kaluar.
Ndaj Arsen Precit është vendosur masa e sigurisë e arrestit me burg 60 ditë, ndërkohë që për të dyshuarin tjetër Arben Spahiu është dhënë masa e sigurisë “Arrest me burg pa afat”.
Seanca u zhvillua me dyer të mbyllura dhe në masa të rrepta sigurie.
Ata u arrestuan pas gjetjes së automjeti BMË X6 të vjedhur në Shkodër në afërsit të banesës së Arben Spahiut.
Brenda mjetit luksoz u gjetën 3 armë zjarri kallashnikov dhe 2 bidona me lëndë djegëse benzinë.
Policia ka bërë me dije se personat e ndaluar kishin planifikuar kryerjen e krimi në qytetin e Elbasanit.
Arben Spahiu, 53 vjeç i cili është i martuar me motrën e Erjon Alibej është vëllai i Ardit Spahiut i vrarë në Belgjikë dhe Rigers Spahiut, i cili u arrestua në tetor të vitit 2022 pasi iu gjet një arsenal armësh.
- 11:16 Rritja e çmimeve në Ballkan, Kosova në vendin e parë për inflacion
- 11:09 Aksident i rëndë në Kretë mes një ambulance dhe një makine, humb jetën pacienti që po transportohej
- 10:48 Tentoi të kontrabandonte mallra në Zubin Potok, policia e Kosovës arreston një person
- 10:41 Facebook dhe Instagram jashtë funksionit, mijëra përdorues raportojnë probleme
- 10:38 U fundosën me anije në Indonezi, pesë persona gjenden gjallë pas katër ditësh në det
- 10:35 Mali Olimp pranë statusit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s