Vetëflijimi i pacientëve me COVID-19, psikologia: S’ka të dhëna bindëse, nevojitet trajtim rast pas rasti

1 Nëntor 2020 | 11:52

Psikologia klinike, Aulona Ormeni komentoi për Euronews Albania ngjarjen e rëndë që u shënua të dielën në spitalin Shefqet Ndroqi ku një 52-vjeçar i dha fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt.

Ngjarja tragjike, e cila është e treta në katër muajt e fundit, i atribuohet ngarkimit psikologjik nën kushtet e rënduara nga sëmundja e COVID-19.

Psikologia Ormeni tregoi se aktualisht nuk ka të dhëna domethënëse që të mund ta tregojnë qartë ndikimin direkt të sëmundjes me prirjen për vetëvrasje.

“Parashikimi i këtyre rasteve është i vështirë… pasi edhe të dhënat dhe studimet e deri tanishme nuk janë të mjaftueshme për të treguar nëse këta persona e kryejnë vetëvrasjen, apo përpiqen ta bëjnë atë, si rrjedhojë e COVID-19 apo prirja ka qenë aty e mbartur edhe më herët, ose ajo është e momentit nga mënyra se si trajtohet sëmundja,” – u shpreh psikologia Ormeni.

“Është thënë se pacientëve nuk u lejohen mjetet e komunikimit, ky mund të jetë një faktor edhe më ndikues për sa i përket individëve që nuk kanë me kë të komunikojnë pikërisht në një moment ku u nevojitet më shumë,” – shtoi më tej psikologia.

E pyetur se cilat janë zgjidhjet, apo masat që mund të parandalojnë rastet e ngjashme, psikologia këshilloi shqyrtimin “rast pas rasti” të pacientëve nga një staf shtesë me psikologë dhe ekspertë të fushës.

“E di që në kushtet ku jemi, rastet po shtohen çdo ditë dhe mjekët kanë ngarkesë të lartë, por këtë punë nuk u takon ta bëjnë ata dhe jam e sigurt se psikologët u janë shtuar spitaleve… kanë një fluks të madh për të bërë vlerësimet dhe fakti se, siç e thanë mjekët [te Spitali Shefqet Ndroqi] se nuk kishin simptoma për ndryshime psikologjike [të pacientit], është ngaqë vetëvrasja është e vështirë, e heshtur dhe në kulturë të ngurtë si e jona ka shumë stigma për të, ndaj ajo nuk flitet deri në fazën finale,” – u shpreh psikologia duke përmendur se ekspertët duke shqyrtuar rastet mund t’i dallojnë dhe paraprijnë prirjes nga “mimika, mënyra se si sillet, flet, ndan sendet, apo dhe shfaqet pacienti”.

 

Lexoni gjithashtu:

52-vjeçari me COVID-19 i jep fund jetës duke u hedhur nga kati i katërt i spitalit

Vetëflijimi i pacientit me COVID-19, PD: Spitalet pa staf dhe psikologë, e pafalshme!

Vetëflijimi i pacientit te Shefqet Ndroqi, mjeku: S’kishte shenja të rëndimit psikologjik

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)

Deputeti Erion Braçe ka folur lidhur me mënyrën se si po trajtohet publikisht projekti i investimit strategjik në Zvërnec. Në një reagim publik, Braçe theksoi...
14:05 | 04/06/2026

SPAK sekuestron vilën në Dhërmi, akuza të reja ndaj Belinda Ballukut

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka vendosur sekuestro preventive mbi një vilë një resort në Gjilekë të Dhërmiut. SPAK njofton se...
14:03 | 04/06/2026

Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë

Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, njoftoi se kanë nisur procedurat për shpalljen e efektivit Enea Mekolli, i cili humbi jetën gjatë kryerjes së detyrës, me...
13:47 | 04/06/2026