Greqia ashpërson masat: Shtetrrethim, maska me detyrim dhe punë në distancë
Kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis njoftoi marrjen e një seri masave të reja kufizuese në nëntor, në kuadër të një plan-veprimi njëmujor që synon luftimin e mëtejshëm të koronavirusit.
Synimi është të shmanget një bllokadë e plotë mbarëkombëtare, si ajo e vendosur në pranëverë, gjatë valës së parë – sqaroi Mitsotakis në një fjalim televiziv.
Në kuadër të planit të ri, Greqia do të ndahet në dy zona, të quajtura “Zona e Mbikëqyrjes” dhe “Zona me rrezikshmëri të lartë”.
Duke filluar nga ora 6 e mëngjesit të së martës, mbajtja e maskave mbrojtëse do të jetë me detyrim brenda dhe jashtë ambienteve të punës, në të gjithë Greqinë.
Ndërkohë, nga mesnata deri në 5 të mëngjesit tjetër do të ketë një shtetrrethim, që do të aplikohet vetëm në rajonet me një prani të theksuar të epidemisë, por që më pas do të shtrihet në tërë vendin.
Nga ana tjetër, rreth 50 për qind e punonjësve të sektorit publik dhe privat do të punojnë në distancë, ndërsa universitetet do të mbyllin kampuset e tyre dhe do ta kalojnë mësimin online. Gjithashtu, të gjitha grumbullimet do të ndalohen.
Ndërkohë, masa më të ashpra do të aplikohen në Zonat me Rrezikshmëri të Lartë, që përfshijnë kryeqytetin Athinë dhe Selanikun, qyteti i dytë më i madh.
Kështu, qendrat e argëtimit, kulturës dhe sporteve, si dhe restorantet, kinematë, teatrot dhe muzetë do të mbyllen. Ndërkohë, do të qëndrojnë hapur dyqanet e shitjes me pakicë, sallonet e bukurisë, shkollat dhe fabrikat.
Lexoni më shumë:
Më shumë masa kufizuese, vijon të rritet numri i të infektuarve në Itali, Belgjika masa izoluese
Mbyllen sërish shkollat, për herë të parë në Itali u regjistruan më shumë se 30 mijë të infektuar
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur