“Rusia, kërcënimi më serioz”, alarmi i shërbimeve sekrete suedeze

23 Shkurt 2023 | 17:03

Inteligjenca suedeze sheh aktualisht Rusinë si kërcënimin më të madh për sigurinë e vendit. Në një paralajmërim, agjencia SAPO e vuri theksin tek agresiviteti në rritje i Rusisë dhe tek rritja e ekstremizmit.

Alarmi vjen pas një shqetësimi të ngritur më herët nga shërbimi sekret ushtarak, që e konsideronte kërcënimin në fjalë më seriozin që nga Lufta e Ftohtë.

“Kërcënimi vjen përmes infiltrimit dhe ndikimit në vendimmarrje. Por edhe nga aftësia për të krijuar një strukturë sociale alternative. Për shembull, të kemi një rend alternativ pushteti”, u shpreh Susanna Trehörning, shefe e Antiterrorit, SAPO.

Shqetësimet për Rusinë dhe aktivitetet e saj destabilizuese ishin në fokus edhe të samitit të grupimit “Bukureshti 9”, që përfshin anëtarët e NATO-s në krahun lindor.

I pranishëm në kuadër të vizitës së tij treditore në Evropë, presidenti Joe Biden riafirmoi angazhimin e Shteteve të Bashkuara për sigurinë e vendeve në fjalë, të cilat iu bashkuan Aleancës pasi kishin qenë nën sferën e ndikimit të Rusisë gjatë Luftës së Ftohtë. Tani, ato e shohin ekspansionin e ambicieve të Moskës me shqetësim.

“Angazhimi i Shteteve të Bashkuara në NATO, e kam thënë por po e them sërish, është shumë i qartë. Neni 5 është një zotim i shenjtë i Shteteve të Bashkuara. Ne do të mbrojmë çdo milimetër të territorit të NATO-s”, theksoi Joe Biden, president i Shteteve të Bashkuara.

Mbështetja për Ukrainën dhe NATO-n ishte misioni i vizitës së Biden në Evropë. Ai e mbylli udhëtimin e tij me shpresën se ka bindur aleatët evropianë për angazhimin e SHBA.

Tani, ata shpresojnë se ai nuk do të lëkundet kur të mbërrijë në Uashington për t’u përballur me kritikat e republikanëve mbi kostot e garancive të tij.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Irani: Përparimi në bisedimet me SHBA-në varet nga pesë kërkesa kryesore

Kryenegociatori i Iranit, Mohammad Bagher Ghalibaf e ka kushtëzuar zbatimin e marrëveshjes Iran-SHBA me përmbushjen e 5 dispozitave të përcaktuara në pakt. Në intervistën e tij me...
15:42 | 01/07/2026

Vance: SHBA-ja kërkon që Irani të bëjë lëshime domethënëse

Nënpresidenti amerikan, JD Vance, tha se Uashingtoni do ta gjykojë Teheranin nga sjelljet e jo nga retorika e tij, duke theksuar se qëllimi i negociatave...
15:35 | 01/07/2026

Kufizime për muajt e verës, Salzburgu ndalon turistët të hyjnë me makinë në qendër të vendit

Salzburgu ka filluar të zbatojë një ndalim veror për vizitorët që hyjnë me makinë në qendrën e tij historike, duke ndjekur një politikë të modeluar...
15:34 | 01/07/2026