“Rama të mos bëjë gjyqtarin”/ Balla i përgjigjet Ahmetaj: PS nuk është zyrë avokatie

24 Shkurt 2023 | 15:34

Kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, u pyet gjatë një interviste për Euronews Albania, në lidhje me deklaratat e Arben Ahmetaj në një emision televiziv, ku ky i fundit i kërkoi kryeministrit Rama të mos bëj gjykatësin në lidhje me akuzat që aludohen ndaj tij.

Balla tha se qëndrimi i kryeministrit Rama dhe Partisë Socialiste ka qenë i qartë për këdo, se kjo forcë politike nuk është zyrë avokatie e askujt që ka shkelur ligjin.

“Unë nuk e di kontekstin në të cilën e ka thënë zoti Ahmetaj, pasi nuk e kam ndjekur. Edi Rama dhe PS që në fillim kanë mbajtur një qëndrim që është tejet i qartë, PS nuk është zyrë avokatie për askënd. Kjo është publike dhe me fakte. Ju e mbani mend dallimin mes PS-së dhe kundërshatrit tonë. Sa herë që ngrihej një akuzë ndaj një deputeti apo kryebashkiaku të PD-së, Partia Demokratike bënte gavetën dhe i çonte ushqimin, rasti i Xhelal Mziut, po se mbani mend”, tha Balla.

 

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026