Ministeriali digjital i Ballkanit, Rama: Deri në fund të vitit 95% e shërbimeve do të jenë online dhe falas
Në fjalën e tij gjatë ministerialit digjital të Ballkanit Edi Rama tha se ky samit digjital nuk është thjesht një samit si gjithë të tjerët dhe një ngjarje në kalendarin tonë por pjesë e një procesi të vazhdueshëm midis komunikimit dhe ndërlidhjes së qytetarëve dhe vendeve.
Ai përmendi se koha ku jetojmë është moment përcaktues për të ardhmen por sidoqoftë nënvizoi rëndësinë madhorë të digjitalizimit duke thënë se aspekti digjital është njëri prej aspekteve kyçe të rrugës tonë për të ecur para.
Kryeministri e konsideroi shoqërinë digjitale, sfidën më të madhe të këtij shekulli dhe një instrument të jashtëzakonshëm për të ngritur një mjedis ku njerëzit mund të jetojnë në një hapësirë ndryshe të lirisë e barazisë.
Teksa solli në vëmendje dhe aspektin tjetër negativ, atë të shoqërisë që përballet me kërcënimet e këtij përparimi digjital, kryeministri nuk la pa falënderuar dhe qeverinë gjermane që u tregua e gatshme ta ndihmonte këtë samit gjatë seancave të tij përgatitore dhe gjatë seancave të punës.
“Jam plotësisht i bindur që nuk janë thjesht dy memorandume po dy angazhime që përcaktojnë të ardhmen tonë të përbashkët,” – tha Rama duke sqaruar se ky bashkëpunim digjital është pjesë e paketës së Berlinit.
Problemet e mangësitë janë të shumta por sipas Ramës është e qartë që vendet e Ballkanit Perëndimor e kanë përqafuar këtë sfidë dhe po punojnë për të përqafuar individualisht në mënyrë pozitive sa më shumë të jetë e mundur.
Kryeministri deklaroi se një ndër objektivat kryesor të Shengenit Ballkanik është heqja e tarifave roaming
Ndër të tjera ia tha se Serbia, Maqedonia e Veriut, Kosova, Mali i zi ku do të mbahet samiti i ardhshëm janë përfshirë në udhërrëfyesin e zbatimit të strategjive digjitale që shkon nga edukimi te platformat e shërbimeve publike në internet.
“Shqipëria ka investuar shumë e me një intensitet të madh për të kapërcyer në një epokë tjetër sa u takon shërbimeve në internet për qytetarët gjatë viteve të fundit. Deri në fund të këtij viti 95% të shërbimeve të shtetit apo institucioneve shtetërore shqiptare do të jenë online dhe pa tarifë, pra falas. Ccdo qytetar do të mund t’i përftojë këto shërbime duke kursyer kaq shumë kohë, kaq shumë vonesa shqetësuese e po kështu edhe një sasi të konsiderueshme parash,” – tha Rama.
Lexoni gjithashtu:
“Shqipëria e shqiptarëve”, pankartat e qytetarëve në protestë (FOTO)
Qytetarët e Vlorës sërish në protestë te Sheshi i Flamurit kundër projektit në Zvërnec
Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)
- 20:16 Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
- 20:13 Putin: Nëse Ukraina i thotë po kompromisit që ramë dakord me Trumpin në Alaska, lufta do të përfundojë shpejt
- 20:06 Ministri Lavrov: Lufta e Bidenit në Ukrainë u bë lufta e Trumpit
- 20:00 VIDEOLAJM/ Tensione në protestë, goditet me gurë dera
- 19:58 Dosja Epstein, kryeprokurori i Britanisë: Hetimi ndaj Andrew dhe Mandelson do të përfundojë brenda një viti
- 19:56 Hezbollahu sulmon trupat izraelite në Libanin jugor