Zgjedhjet e 25 prillit, KQZ ngre grupin e punës për votimin e emigrantëve

2 Nëntor 2020 | 11:25

Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka ngritur grupin e punës lidhur me mundësinë e votimit të shqiptarëve që jetojnë jashtë vendit, për zgjedhjet e 25 prillit.

Detyra e grupit të punës të ngritur me këtë rast është të shqyrtojë mundësinë e votimit në zgjedhjet e 25 prillit të shtetasve shqiptarë me të drejtë vote, që janë rezidentë në një shtet tjetër.

Ndër të tjera grupi i punës duhet të përgatisë një vlerësim mbi llojin, procedurën e votimit manuale ose elektronike duke marrë në konsideratë kushtet e vendit tonë si edhe të bëjë një vlerësim mbi kostot financiare.

Vota e emigrantëve është një çështje e bartur nga çdo palë zgjedhje të zhvilluara që nga futja e pluralizmit në vendin tonë, por që nuk ka mundur të bëhet realitet në asnjë prej proceseve zgjedhore.

Subjektet politike e kanë përdorur në çdo fushatë si premtim elektoral për zgjedhjet e ardhshme, por askush nuk ka mundur ta finalizojë.

Shumë shpesh shtetasit shqiptarë që jetojnë jashtë janë shprehur se ndihen të mënjanuar nga vendi i tyre në momentin që nuk u jepet e drejta të zgjedhin përmes votës.

  

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026