Eksperti: “Kapot” e një gjimazi në Tiranë i vendosin gjoba bashkëmoshatarëve
Eksperti i Arsimit, Ndriçim Mehmeti, analizoi në studion e emisionit Review, në Euronews Albania rastet e dhunës mes adoleshentëve në gjimnaze të ndryshme të vendit.
Mehemeti zbuloi dhe raste të gjobvënies që sipas tij ndodhin në shkollat e mesme në Tiranë.
Ai pohoi se “kapot” e një gjimnazi në mes të Tiranës bëjnë shantazh me video ndaj bashkëmoshatarëve dhe vendosin gjoba.
“Ka mësues që janë kthyer më shumë se lektorët duart në xhepa dhe ikin thonë mbarova unë. Është proces mësimor dhe edukativ. Problemi është që fëmijët sigurojnë një botë virtuale në të cilën luajnë të fortin, pra kush është kapoja i klasës. Madje madje këta kapot vënë dhe gjoba.
E dini ju që në një shkollë në mes të Tiranës këtu vihen gjoba. Ai që është kreu i klasës shantazhon dhe mbledh gjoba. Këtu edhe sikur ta thuash nuk merret asnjë masë. Ke shantazhe të pafundme dhe kjo është shumë e rëndë. Të gjitha këto ndodhin në shkolla”, tha ai.
LEXONI GJITHASHTU
Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës
Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta
Dy zjarre brenda pak minutash në Vlorë, digjet fast food-i dhe një kabinë elektrike
- 12:41 Dyshohet se përdori euro të falsifikuara për pagesa, arrestohet 24-vjeçari në Durrës
- 12:27 Nga reshjet te vala e të nxehtit, meteorologia: Gushti nis me temperatura të larta
- 12:16 Dy zjarre brenda pak minutash në Vlorë, digjet fast food-i dhe një kabinë elektrike
- 11:49 Kryeplaku i Gështenjasit për elektriçistin që humbi jetën: Erdhi në ditë pushimi për të rregulluar defektin, ishte punëtor
- 11:15 Temperaturat e larta mbushin plazhet e jugut, fluks pushuesish në Palasë (VIDEO)
- 11:01 Ra në kontakt me rrymën, elektriçisti humb jetën gjatë riparimit të defektit në Pogradec (EMRI)