Eksperti i arsimit: Nipi i nëndrejtoreshës qëlloi me armë në Vlorë, ja çfarë ndodhi

Ndriçim Mehmeti
25 Shkurt 2023 | 20:36

Eksperti i arsimit, Ndriçim Mehmeti thotë se në disa qytete të vogla në vend, kanë ndodhur ngjarje të rënda brenda ambienteve të shkollave.

Në emisionin “Review” në  Euronews Albania, Mehmeti tregoi një rast ku në një shkollë në Vlorë, nipi i nëndrejtoreshës qëlloi dikë me armë dhe u tha se ngjarja ndodhi jashtë ambienteve të shkollës, gjë e cila nuk ishte e vërtetë.

Sipas Mehmetit, prindërit dhe shkollat nuk duhet t’ia kalojnë “topin” njëri-tjetrit për ngjarje të tilla, por të marrin përgjegjësi.

“Në qytete të vogla kanë ndodhur ngjarje. Mos të harrojmë atë të shkollës “Rilindja” në Kavajë, se është harruar sot. Mos të harrojmë në Vlorë që ia futi me pistoletë kokës dhe drejtoresha priti kur të vinte mbrëmja dhe tha, jo nuk ka ndodhur këtu, ndodhi jashtë.

Ajo ndodhi brenda dhe ishte nipi i nëndrejtoreshës, se i harrojnë shqiptarët këto. Unë i rikthehem marrjes së përgjgjësisë. Mësuesit mos ta hedhin topin te prindërit, prindërit mos ta hedhin topin te shkolla”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026