Dhuna e vajzave në Tiranë, Baçi: Faji te prindërit! E trishtë heshtja e fëmijëve
Analisti Agim Baçi, komentoi në emisionin “Review” në Euronews Albania videon virale të disa vajzave të shkollës 9-vjeçare Kongresi i Manastirit, të cilat dhunonin një bahskëmoshataren e tyre.
Baçi tha se shqetësuese në videon e publikuar nuk ishte vetëm dhuna por dhe mos-reagimi i fëmijëve të tjerë.
Ai theksoi se fajin për këtë e kanë prindërit të cilët nuk i mësojnë fëmijët e tyre të reagojnë ndaj një të keqeje.
“Nuk është hera e parë që bëhet dhunë, dhunë ka pasur dhe në kohën tonë dhe para 10-15 vjetësh. Çështja është mënyra si e kanë qëllim sot dhunën, kjo është shqetëstese. Është shqetësuese se duket sikur imitojnë. Duket një imitim i këtyre videove sikur janë në hollywood dhe vonë e kuptojnë që jeta nuk është me regjisor, me përsëritje ose me provë.
Ajo më shqetësoi është qetësia e fëmijëve përreth që nuk reagoi askush. Vetëm filmonin. Këta fëmijë më lënë të kuptoj se asnjë prind nuk u ka thënë në shtëpinë e tyre që duhet të reagosh ndaj një të keqeje. Se ku ta mësojë ai. Nuk duhet të fajësojmë vetëm fëmijët. Ne duhet të kemi kurajon që t’i mësojmë fëmijët të reagojnë ndaj një të keqeje.
Më duket e trishtë heshtja e atyre fëmijëve aty”, tha Baçi.
LEXONI GJITHASHTU
Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
Vjedhja në Postën e Durrësit, Llabani: Ish-drejtoresha njihej si frekuentuese kazinosh, pas saj ka persona të tjerë
Atentati me 3 të plagosur në Elbasan, gazetari: Dyshohet për lajthitje në objektiv
- 22:33 Ish-prokurori kritikon ligjin e amnistisë penale për nënën 34-vjeçare: Ky është rast specifik që fëmija duhet të shkojë te nëna
- 22:22 Shpërthime të shumta në Irak, sistemet e mbrojtjes ajrore rrëzojnë pesë dronë
- 22:19 Ushtarët polakë dhe gjermanë përforcojnë së bashku kufirin e Polonisë me Rusinë
- 22:17 SHBA kërcënon me sanksione kompanitë kineze për vjedhjen në fushën e inteligjencës artificiale
- 22:16 Irani paralajmëron SHBA-në dhe aleatët: Çdo sulm do të marrë përgjigje të fortë
- 22:12 SHBA pritet të nënshkruajë marrëveshje me Arabinë Saudite për programin bërthamor civil