Shkencëtarët e Shqipërisë, nxënësit e gjimnazeve tregojnë shpikjet e tyre

26 Shkurt 2023 | 12:03

Midis një vrulli të rinjsh që kërkojnë të largohen nga Shqipëria, ka dhe nga ata që midis gjithë vështirëve të ardhmen e shohin këtu.

Nxënësit e gjimnazit “Petro Nini Lurasi” zhvilluan një panair për talente në fushën e shkencave.

Idetë ishin të shumta, dukë filluar që nga krijimi i robotëve, krijimi i faqeve online e deri tek shpikjet më inovative.

 “Temperatura e dhomës është 22 gradë celsius dhe nëse temperatura do të bjerë nën 22 atëherë freskuesja do të fiket, për të ruajtur energjinë.”- tha nxënësi Franc Lalaj.

Francit i janë dashur 2 javë për të ideuar dhe krijuar këtë freskuese ekologjike. 16 vjeçari na tregon veçantinë e saj.

 “Kondicioneri ka të njëjtin funksion si kjo, vlera monetare e kondicionerit tek fatura e energjisë shkon shumë”- shtoi ai.

 Franci dhe miqtë e tij, kërkojnë përkrahjen e institucioneve për të përmirësuar idetë e tyre dhe të kenë një arsye më shumë për të qëndruar në Shqipëri.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës

Efektivi i ‘Shqiponjave’ Edison Adri që mbeti i plagosur nga operacioni në Lozhan të Maliqit, është nisur për mjekim të specializuar drejt Spitalit të Traumës...
09:44 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut

Kryeministri Edi Rama ka reaguar menjëherë pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në Maliq, teksa gjatë një operacioni policor efektivi i Shqiponjës Enea Mekolli humbi...
09:33 | 04/06/2026

Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq

Ky është Violand Braçellari, autori i vrasjes së një efektivi polici dhe plagosjes së një tjetri në Korçë. Nga përplasja me armë humb i jetën...
09:31 | 04/06/2026