“Nuk dua të detyrohemi të sakrifikojmë jetë njerëzish”, thotë kancelarja Merkel teksa Gjermania hyn në karantinë
Gjermanët do të jenë “të kufizuar për Krishtlindje, por jo të vetmuar”, tha kancelarja Angela Merkel në një mesazh për të përçuar shpresë mes popullit pasi vendi hyri në karantinë të hënën e cila pritet të zgjasë të paktën një muaj.
Karantina, ku përfshihet mbyllja e restoranteve, palestrave dhe teatrove, është e nevojshme për të mbrojtur sistemin shëndetësor u shpreh Merkel, teksa paralajmëroi se numri i pacientëve në terapi intensive është dyfishuar në 10 ditët e fundit.
Ndërkohë, shkollat dhe dyqanet do të qëndrojnë të hapura, do të lejohen shërbesat fetare si dhe protestat.
“Drita në fund të tunelit është ende shumë larg”, tha Merkel gjatë konferencës.
Gjithashtu, kancelarja Merkel u shpreh shpresëplotë se nëse “do të kufizohen kontaktet midis njerëzve në nëntor”, atëherë situata do të jetë shumë më ndryshe për Krishtlindje.
“Sivjet Krishtlindjet do të jenë në kushtet e coronavirusit, por kjo nuk do të thotë që ato do të jenë në vetmi”, shtoi ajo.
Ekonomia më e madhe e Europës u vlerësua gjatë pranverës për mënyrën sesi ia doli të menaxhojë pandeminë, ndryshe nga shumë vende të tjera europiane, por tani gjendet në mes të një vale të dytë të virusit.
Numri i rasteve të konfirmuara në Gjermani është 545,027, sipas të dhënave nga Instituti Robert Koch, ndërsa dje u regjistruan 49 viktima duke e çuar numrin total në 10.530.
Lexoni gjithashtu
Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon