Ulje pagash me 30% në PSG, çfarë po ndodh?

26 Shkurt 2023 | 17:42

Drejtuesit e Paris Saint-Germain planifikojnë të ulin deri në 30 për qind rrogat e futbollistëve të klubit deri në fillim të sezonit të ardhshëm, raporton britanikja “Times”.

Gazeta britanike thekson se në praktikë kjo do të thotë se një nga tre futbollistët më të mirë të PSG-së, Lionel Messi, Neymar apo Kylian Mbappe do të duhej të largohej nga klubi ose do të uleshin pagat e të gjithë lojtarëve.

Messi ka kontratë deri në fund të sezonit, por ende nuk ka vendosur nëse do të vazhdojë bashkëpunimin me Paris Saint-Germain. Ai ka të ardhura vjetore neto prej 35 milionë eurosh. Futbollisti argjentinas ka oferta nga klube të shumta dhe në muajt e ardhshëm duhet të bëjë të ditur se ku do të vazhdojë karrierën.

“The Times” thekson se Mbappe duhet të qëndrojë në Paris dhe drejtuesit e PSG-së janë afër vendimit për të mbajtur Messin, por për të shitur Neymarin, i cili ka të njëjtën pagë me futbollistin argjentinas. Megjithatë, braziliani ka kontratë me kampionët e Francës deri në qershor të vitit 2025.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026