Ecnin dy orë për në shkollë! Fondacioni ”Shoqëria e Hapur” u siguron një makinë pas thirrjes së Euronews Albania

2 Nëntor 2020 | 18:52

U duhej të shkonin në këmbë çdo ditë në shkollë në temperatura të ulëta për afro dy orë. Katër të mitur të vetëm në rrugë të ekspozuar ndaj rreziqeve e të pambrojtur. Dy javë më parë Euronews Albania rrëfeu historinë prekëse që sensibilizoi qytetarët, shoqërinë civile dhe lëvizi mekanizmat e vështirë të pushtetit vendor. 

“Rrofshi, faleminderit, gjithë të mirat, falënderojmë Euronews-in”, tha Fatmir Ibraj.

Fondacioni “Shoqëria e Hapur për Shqipërinë” ka marrë përsipër mbulimin e shpenzimeve për një mjet transporti deri në Janar.  Prindërit thonë se marrin frymë më të lehtësuar. 

“Tani ju faleminderit juve njëherë që kontribuuat për këtë gjë dhe tani jemi më të lirë, shumë më të lirë. Shumë të kënaqur me zgjidhjen, fëmijët makinën e kanë, s’kemi asnjë problem”, tha Klodi Ibraj,  prindi i njërit prej fëmijëve.

“Ishte e vështirë po falë punës kolektive, dhe një bashkëpunim perfekt u zgjidh në mënyrën e duhur. Na bën të lumtur e te gëzuar të gjithëve për faktin e vetëm se fëmijët në një kohë të vështirë në dimër, në shi, në diell bënin atë rrugë 6-7 km, për këtë fakt na bën shumë të lumtur që mori zgjidhje një problem shumë delikat”, tha Altin Prifti, administratori i njësisë administrative Vithkuq. 

Sot KLeo, Alisja, Mikaela dhe Trifoni shkuan në shkollë pa u dridhur nga të ftohtit dhe pa ecur me orë të tëra. Makina e transportit i çon dhe i sjellë nga shkolla. Çfarë përshkohej për dy orë në këmbë, tanimë është 15 minuta me makinë.

“Falë shqetësimit të ngritur nga Euronews Albania, bashkëpunimit me kryetarin e njësisë administrative Altin Prifti, Komisioneren Kundër Diskriminimit Eva Prifti, falënderues jemi dhe ndaj fondacionit Shoqëria e Hapur, fëmijët mund të vijnë në shkollë me makinë. Tanimë, topi është në fushën e pushtetit lokal”, thotë gazetari Xhensil Shkëmbi.

Janari vjen shpejt dhe në shkurt fëmijët do të jenë sërish pa mjet transporti. Ndaj letrat e shkresat e pushtetit vendor duhet të qarkullojnë shpejt dhe miratimet e fondeve duhet të realizohen në kohë.

Lexoni gjithashtu: 

Dy orë rrugë në këmbë për të shkuar në shkollë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Babai i Martin Canit i bashkohet protestës kundër projektit në Zvërnec (VIDEO)

Po zhvillohet edhe këtë të enjte dita e pestë e protestës në Tiranë kundër projektit në Zvërnec. Në këtë marshim kanë marrë pjesë qindra qytetarë,...
19:25 | 04/06/2026

Rama nga Mali i Zi: Ta harrojnë të gjithë, po na kalon prap huq topi i historisë së Shqipërisë së Re Europiane

Kryeministri Edi Rama në një lidhje live nga Mali i Zi po zhvillon një bashkëbisedim lidhur me ivestimet. Bashkëngjitur, Rama iu ështe drejtyuar protesteusve të...
19:01 | 04/06/2026

Protestuesit kundra projektit të Zvërnecit mblidhen në bulevard, mbajnë 1 minutë heshtje për policin e vrarë në Maliq

Qytetarë dhe aktivistë u mblodhën këtë të enjte në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” në protestën e pestë radhazi kundër projektit për ndërtimin e një resorti...
18:48 | 04/06/2026