Humb jetën në moshën 66-vjeçare vëllai i madh i Madonës

26 Shkurt 2023 | 18:54

Vëllai i madh i Madonës, Anthony Ciccone ka vdekur në moshën 66-vjeçare.

Ciccone ishte një nga shtatë vëllezërit e motrat e yllit botëror dhe thuhet se ka ndërruar jetë mbrëmjen e së premtes.

Kunati i tij Joe Henry ka bërë të ditur lajmin në Instagram, krahas një fotoje të vjetër bardh e zi të tij.

“E kam njohur që kur isha 15 vjeç, në pranverën e jetës sonë në Michigan. Kanë kaluar kaq shumë vite”, ka shkruar kantautori Henry, i cili është i martuar me motrën e Madonës, Melanie Ciccone.

Shkaku i vdekjes së tij ende nuk është bërë i ditur.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West

Reperi amerikan Kanye West do të lejohet të mbajë dy koncerte në Holandë, pasi një gjykatë në Amsterdam vendosi se performancat e planifikuara mund të...
09:24 | 04/06/2026

SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh

SpaceX, kompania e teknologjisë hapësinore dhe komunikimeve satelitore e drejtuar nga Elon Musk, po planifikon të mbledhë rreth 75 miliardë dollarë përmes një oferte publike...
09:11 | 04/06/2026

Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran

Dhoma e Përfaqësuesve në Shtetet e Bashkuara ka miratuar rezolutën për kompetencat e luftës që synon të frenojë fushatën ushtarake të presidentit amerikan, Donald Trump,...
08:43 | 04/06/2026