Sulmi terrorist në Vjenë, katër të vdekur dhe mbi 20 të plagosur
Të paktën katër persona humbën jetën nga një sulm terrorist që tronditi Vjenën mbrëmjen e së hënës ndërsa 22 të tjerë mbetën të plagosur.
Policia njoftoi të martën se dy nga katër të vrarët ishin gra, ndërsa mes të plagosurve është dhe një oficer polici, ndërsa në pranga janë vënë 14 persona
Autoritetet besojnë se sulmi u krye nga të paktën një person, i cili u ekzekutua nga policia. Forcat speciale po kërkojnë për autorë të mundshëm të tjerë që mund t’i kenë shpëtuar aksionit.
Terroristi mbante veshje, e dyshuar për bombë, ndërsa e kreu sulmin me disa armë dore si pistoletë, apo shotgun. Autoritetet thanë se pas ekzekutimit u vu re se veshja e dyshuar si bombë ishte e rreme.
Policia dyshon se pas këtij akti terrorist qëndrojnë motive të ekstremizmit fundamentalist. Shtëpia e terroristit të vrarë u bastis nga policia ndërsa hetimet vijojnë.
As of 06:30 am, this is what we can confirm towards the assault in Vienna’s inner city district: #0211w pic.twitter.com/AIzIovFyKh
— POLIZEI WIEN (@LPDWien) November 3, 2020
“Ne nuk do t’ia lejojmë kurrë vetes që të jemi të frikësuar nga terrorizmi dhe do i luftojmë këto sulme me të gjitha mënyrat”, tha Kancelari i Austrisë, Sebastian Kurz në orët e vona të mbrëmjes së djeshme.
Të shtënat e para ndodhën në qendër të Vjenës, fillimisht pranë një sinagoge më pas pranë një restoranti. Mendohet se sulme pati në të paktën gjashtë vende të ndryshme të kryeqytetit austriak, i cili po bëhej gati të aplikonte kufizimin e lëvizjes si masë shtesë kundër përhapjes së koronavirusit.
Policia u bëri thirrje qytetarëve që të largoheshin nga qendra dhe të shmangin “vendet publike dhe transportin publik” teksa bëri thirrje që të mos shpërndahen pamje në rrjete sociale nga vendngjarja pasi kjo “mund të vinte në rrezik shërbimet e emergjencës dhe qytetarët”.
Në disa video të postuara në rrjetet sociale duken qytetarët duke vrapuar të tronditur nga të shtënat e armëve e po ashtu një video ku shfaqet një prej të dyshuarve.
Liderët europian dënojnë sulmin
“Jam thellësisht i tronditur nga sulmi i tmerrshëm në Vjenë sonte. Lutjet e Mbretërisë së Bashkuar janë me popullin austriak – qëndrojmë bashkë me ju kundër terrorizmit”, tha kryeministri britanik Boris Johnson.
“Ne, populli francez, ndajmë me ju tronditjen dhe hidhërimin e popullit tuaj”, shkroi Presidenti francez Emmanuel Macron. “Pas Francës është sulmuar një vend aleat. Kjo është Europa jonë. Armiqtë tanë duhet ta dinë se me kë kanë të bëjnë. Ne nuk do të dorëzohemi”.
Për incidentin ka reaguar dhe Presidenti i Këshillit Europian, Charles Michel, i cili ka dënuar ngjarjen e rëndë si një akt që “cenon jetën dhe vlerat tona” europiane.
Po ashtu dhe Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli reagoi në Twitter duke bërë thirrje për “unitet kundër dhunës dhe urrejtjes”.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen u shpreh e trishtuar nga “sulmi brutal” ndërsa theksoi se “Evropa qëndron krah Austrisë, jemi më të fortë se urrejtja dhe terrori”.
Ministria e Jashtme e Gjermanisë përcolli gjithashtu mesazhe mbështetëse ndërsa theksoi se “nuk do t’u jepet vend urrejtjes që synon të përçajë shoqëritë” perëndimore.
Kryeministri italian Giuseppe Conte shkroi se “nuk ka vend për urrejtjen dhe dhunën në shtëpinë tonë të përbashkët evropiane”, ndërsa ministri i Jashtëm Luigi Di Maio këmbënguli se “Evropa duhet të reagojë” pas “këtij sulmi burracak”.
Lexoni gjithashtu:
Autori i sulmit terrorist në Vjenë dyshohet të ketë qenë me origjinë shqiptare
Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës
Presidenti finlandez propozon një BE me 40 anëtarë, përfshirë Kanadanë
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 14:12 Ushtria amerikane sulm ndaj një anije të dyshuar me drogë në Oqeanin Paqësor, dy viktima
- 14:05 Erion Braçe del kundër Ramës për Zvërnecin (VIDEO)
- 13:54 Vjosa Osmani në Gjilan: Besojmë në punë, rezultate dhe aleancën me ShBA-në
- 13:47 Vrasja e policit gjatë operacionit në Maliq, Lamallari nga Trauma: Hetim i thelluar mbi përgjegjësitë
- 13:36 Prishtina solidarizohet me Tiranën, protestë kundër investimit në Zvërnec
- 13:34 Samiti BE-Ballkani Perëndimor më 5 qershor, zbardhen pikat kryesore të agjendës