Shtetrrethim në Itali, Conte paralajmëron ashpërsimin e masave anti-covid

2 Nëntor 2020 | 21:25

Qeveria italiane do të përforcojë kufizimet për të frenuar përhapjen e koronavirusit, por megjithatë po përmbahet nga rivendosja e një bllokade të dytë kombëtare.

Duke folur në Parlament, kryeministri Giuseppe Conte deklaroi se masat e përforcuara përfshijnë vendosjen e një shtetrrethimi në orët e mbrëmjes dhe ndalimin e udhëtimit nga rajonet më të prekura, për t’i bërë ballë valës së dytë të virusit.

“Për fat të keq edhe muzetë dhe ekspozitat do të mbyllen. Ne po përpiqemi të reduktojmë në 50% limitet e kapaciteteve të transportit publik dhe po shqyrtojmë vendosjen e kufizimeve për lëvizjen e njerëzve nga dhe drejt rajoneve me nivel të lartë rreziku, përveç rasteve kur njerëzit udhëtojnë për motive të vërtetuara pune apo shëndetësore”, tha Conte.

Kryeministri italian tha gjithashtu se vendi do të ndahet në tre zona, në vartësi të nivelit të rrezikut. Ai paralajmëroi se njësitë e terapisë intensive do të mbi popullohen në 15 nga 20 rajonet e Italisë muajin e ardhshëm, nëse nuk veprohet.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota...
07:40 | 04/06/2026

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026