Shqiptarja në Vjenë: I vrarë nga sulmi ka mbetur një polic dhe një prej autorëve
Eva Dyrnjaja, që jeton në Vjenë gjatë një lidhjeje për Euronews Albania foli për sulmin në armë në kryeqytetin e Austrisë, ku deri tani raportohet për 6 të vdekur. Znj. Dyrnjaja tha se, vetëm 30 minuta para ngjarjes ka kaluar në qendër të Vjenës ku edhe ndodhi sulmi me armë. Ajo thotë se, ende nuk është e qartë nëse sulmi ka të bëjë me sinagogën.
“Jam shumë e prekur pasi vetëm 30 minuta më parë, isha në qendër të Vjenës ku ndodhi ngjarja. Numri i viktimave ka arritur në gjashtë mes tyre dhe një polic. Deri tani flitet për tre autorë, një prej të cilëve është vrarë. Policia është shumë e rezervuar në dhënien e informacionit”, u shpreh shqiptarja.
Sulmi ka ndodhur rreth orës 20:00 dhe sipas policisë ka ndodhur njëkohësisht në disa vendndodhje të ndryshme dhe gjithçka ka ndodhur një ditë para se të niste bllokimi i dytë për shkak të COVID-19.
“Policia ka bërë thirrje që njerëzit të qëndrojnë nëpër shtëpia ndërsa ata që gjenden në vende të hapura të mos lëvizin. Nuk është ende e sigurt, nëse sulmi lidhet me sinagogën pasi ka qenë mbyllur dhe ka masa sigurie të larta. Kishte kohë që ishte e mbyllur dhe nuk mendohet se ka një lidhje me sinagogën”, tha znj. Dyrnjaja.
Lexoni gjithashtu:
Sulmi me armë zjarri në Vjenë, një i vdekur dhe disa të plagosur
Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
25 mijë vende të reja pune nga investimi i Amazon në Evropë
- 17:37 Zhduket e mitura në Francë, policia gjen një trup të pajetë! Arrestohet babai i shoqes së saj
- 17:33 Kaos dhe dhunë në Bruksel, studentët përleshen me policinë për shkurtimet në buxhetin e arsimit (VIDEO)
- 17:27 BE ndihmë shtesë prej 100 milionë eurosh për ushtrinë libaneze
- 17:24 “Jo më udhëtime luksoze teksa ukrainasit po vdesin”, 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra për vizat ruse
- 17:21 Bitcoin bie në nivelin më të ulët që nga shkurti, rritet pasiguria në tregjet e kriptomonedhave
- 17:19 Planifikoi atentatin ndaj Ines Hajrullas, GJKKO dënon 11 vite burg Erio Zejnon