“Autobusi ishte shpejt”- Shoferi rrëfen dinamikën e aksidentit në Tiranë

27 Shkurt 2023 | 12:59

Një prej drejtuesve të automjeteve të përfshirë në aksidentin e shumfishtë në Tiranë, ka rrëfyer dinamikën e përplasjes së 11 automjeteve.

Ai pohoi përpara kamerave se ndodhej në automjetin që u godit nga mbrapa nga autobusi.

Ai theksoi se kishte ndaluar në semafor në momentin që u godit dhe ka dëgjuar zhurma të mëdha, për shkak të përplasjes së mjeteve të tjera.

Sipas tij autobusi ishte duke qarkulluar me shpejtësi të madhe.

“Quhem Ilir, isha vetëm në automjet. Nuk di si të jua them çfarë ndodhi. Ndodhi shumë shpejt, dëgjova zhurma, isha me semafor të kuq i ndaluar. Autobusi më goditi nga pas, nuk e di se çfarë do të kishte ndodhur po të mos kisha frenuar. Nuk kishte makina para meje. Unë mbaj mend që zhurmat erdhën nga mbrapa. Autobusi ishte në ecje, ishte shpejt. Momentin e goditjes dolëm dhe mora pak veten sepse nuk e kuptova se çfarë ndodhi. Mesa pashë unë kishte shumë njerëz të lënduar”, tha ai.

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar 6 persona të cilët janë transportuar për të marrë kujdesin e nevojshëm mjekësor te Trauma.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026