Abazoviç: Mali i Zi mbështet dialogun Kosovë-Serbi, jemi të gatshëm për bashkëpunim

27 Shkurt 2023 | 14:11

Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç nga Podgorica tha se vendi i tij mbështet dialogun Kosovë-Serbi, teksa në Bruksel sot zhvillohet takimi Prishtinë-Beograd.

Në fjalën e tij ai tha se janë të gatshëm për bashkëpunim ndërsa shtoi se plani franko gjerman është më i mirë për Kosovën por dhe për Serbinë.

Më tej ai tha se duhet të ecet në bazë të këshillave të ndërkombëtarëve.

“Ne sot e kemi nisur një mesazh që jemi të gatshëm për bashkëpunim. Mali i Zi e përkrah dialogun Kosovë-Serbi. Mendoj se plani franko-gjerman është një plan i mirë. Ne duhet të bashkëpunojmë me shtetet e ndryshme për të ardhmen tonë. Jam i sigurt se të gjithë do kemi fitim nëse bëhet çka kërkon faktori ndërkombëtar, populli e të gjithë banorët. Të gjithë do të jenë në humbje nëse vazhdohet kështu siç është tani”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026