Përplasje për kandidatin e Himarës, Berisha dhe Balla debat në distancë
Bashkia e Himarës dhe kandidati Fredi Beleri është kthyer në mollë sherri mes politikës shqiptare. Kandidati i prezantuar disa javë më parë gjatë momentit që Sali Berisha dhe Vangjel Dule firmosën marrëveshjen e bashkëpunimit, në fillim u sulmua nga ish-aleati i PD, Shpëtim Idrizi.
Ky i fundit shkoi deri në pikën saqë bëri thirrje për të mos u votuar Beleri, si përfaqësues i pakti Berisha-Dule.
Kësaj thirrje të Idrizit, Berisha iu përgjigj këtë të hënë nga selia blu, por me tone të moderuara.
“Secili merr vendimet e tij. Kjo thirrje nqs e ka bërë, shkon në favor të kundërshtarëve tanë, dhe ka bërë një gabim për mendimin tim të panevojshëm.”
Në debat u përfshi edhe kreu i grupit parlamentar socialist, Taulant Balla, që lëshoi akuza të forta ndaj kandidatit Beleri dhe paktit Berisha Dule.
“I drejtohem çdo demokrati nga Konispoli deri në Koplik, është në turpin e asaj që ka mbetur nga Partia Demokratike që të ketë kandidat të tyre një person si Fredi Bejleri, i dënuar nga Gjykata për një çështje ku të gjithë biem dakord, është një ngjarje e rëndë dhe një shkelje e pastër e sovranitetit të Republikës së Shqipërisë”, u shpreh Balla.
Akuzave, iu përgjigj vetë kandidati Beleri, që e cilësoi sulmin si frikë nga humbja dhe se shumë shpejt do të përballet me Ballën edhe në gjykatë.
“Kjo deklaratë e Ballës, e cila ndonëse në kuadër të sulmit të tij të zakonshëm ndaj kryetarit të Partisë Demokratike të Shqipërisë z.Sali Berisha, tenton që të njollosë emrin tim. Deklarata tregon në fakt panikun që e ka zënë Partinë Socialiste nga humbja e pritshme dhe e thellë në zgjedhjet lokale në Himarë. Z. Balla do të marrë përgjigjen e merituar për këtë shpifje të artikuluar prej tij, pikësëpari në rrugë ligjore dhe pastaj edhe në datën 14 maj nga gjithë komuniteti himariot!”, tha ai.
“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride
Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta