Dyndje në poliklinikë për patentë, qytetarët në Durrës të revoltuar

27 Shkurt 2023 | 18:57

Me fëmijë apo letra ndër duar, qindra qytetarë në Durrës i janë drejtuar poliklinikës së qytetit.

Ata nxitojnë të kryejnë vizitat shëndetësore për t’u regjistruar në kurset për patentë përpara se çmimi të dyfishohet.

 “U frikësuam, sepse i dyfishoi tarifat për patentë. Ne jemi të varfër dhe u detyruam të mblidhemi,” – u shpreh një qytetar.

Kjo dyndje ka sjellë si rezultat orë të tëra pritje në radhë.

 “Kam ardhur që në mëngjes, rreth orës 7,” – tha një grua.

 “Që në mëngjes presim,” – shtoi një burrë.

 “Jam që në 6 këtu dhe kam marrë nr.70 dhe kanë hyrë njerëz të tjerë përpara. Sepse është shtet i korruptuar, me lekë çdo gjë, kanë miq,” – tha një qytetare.

Ndonëse lënë punët e kalojnë orë të tëra në pritje, shumica nuk arrijnë as të marrin shërbimin.

Prandaj ata apelojnë për shtim të sporteleve, që të mund të përballohet fluksi.

Poliklinika e Durrësit, për shkak të dëmtimeve që ka pësuar nga tërmeti, është zhvendosur në ambientet e Pediatrisë së Spitalit Rajonal.

Por, edhe pse e ndarë në dy ambiente me hyrje të ndryshme, duket se drejtuesit kanë dështuar në përballimin e fluksit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në Durrës, përmbyset një makinë. Dy të lënduar (VIDEO)

Një aksident i rëndë automobilistik është regjistruar mbëmjen e kësaj të hëne në rrugën “Vllazërimi” në Durrës, ku dy automjete janë përplasur me njëra-tjetrën. Si...
22:30 | 27/07/2026

Aktivisti Goci: Protesta duhet të bëhet e dhunshme, të bllokohet Parlamenti

Petagogu dhe aktivisti, Ervin Goci i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka kritikuar mënyrën se si u...
22:25 | 27/07/2026

“Çfarë sekretesh ka në atë marrëveshje që ruhet me 7 palë zinxhirë?” Hoxha: Shehaj bëri mosbindje civile

Analisiti Artan Hoxha i ftuar këtë të hënë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me miratimin e marrëveshjes së...
22:03 | 27/07/2026