Mbi 2 miliardë euro ndihma, Greqia miraton paketën e re ekonomike për biznesin dhe qytetarët

3 Nëntor 2020 | 12:26

Qeveria greke ka miratuar një paketë të re ndihme për biznesin gjatë periudhës së vështirë ekonomike që ka ardhur si pasojë e krizës së pandemisë. Java e fundit në shtetin fqinj është shoqëruar me rritje të shpejtë të rasteve, çka ka sjellë edhe rikthimin e masave strikte në Selanik.

Paketa ndihmëse e prezantuar nga zëdhënësi i qeverisë greke, Stelios Petsas kap një vlerë prej 2.3 miliardë eurosh dhe përfshin 9 masa shtesë dhe përfshin pezullimin e TVSH-së, deri në 30 prill, shtyrjen  e kredive dhe asistencave deri në fund të vitit. Paketa, gjithashtu përfshin edhe uljen e çmimit të qirave, për studentët dhe punonjësit e bizneseve të mbyllur.

Paralelisht, qeveria greke ka marrë masa dhe për fuqizimin e sistemit shëndetësor me shtimin e 7000 mjekëve dhe 420 shtretër me njësi të terapisë intensive. Greqia ka regjistruar që nga muaji shkurt deri më tani 42 mijë infektime dhe 640 humbje jete. Ndërkohë, nga vendi ynë edhe pse në valën e shtimit të rasteve dhe marrjen e masave paraprake anti-covid, ende nuk ka asnjë sinjal për një paketë të tretë megjithë kërkesat e vazhdueshme të biznesit.

Një paketë e re ekonomike për të kompensuar humbjet e bizneseve u njoftua edhe nga Gjermania. Ky shtet, do t’u kompensojë bizneseve deri në 70-75 përqind të qarkullimit të humbur nga mbyllja, dhe kjo paketë pritet t’i kushtojë qeverisë gjermane 7 deri në 10 miliardë euro.

Paketa ndihmëse në Greqi (2.3 mld euro):

  • Kompensimi dhe mbulim total i kontributeve, për bizneset me pezullim të përkohshëm
  • Pezullimi i TVSH-së deri më 30 prill 2021, për kompanitë e mbyllura në nëntor
  • Pezullimi i pagesës së kësteve të nëntorit për borxhet tatimore për bizneset
  • Pezullimi i pagesës së kësteve të nëntorit, për borxhet tatimore për punëtorët
  • Vijim i pezullimit të shlyerjes së kësteve të kredive
  • Shtyrje e të gjitha asistencave të papunësisë me dy muaj
  • Punësim në platformë elektronike për të paktën 50% të personelit
  • Ulje e qirasë me 40% për bizneset, punëtorëve të bizneseve që nuk funksionojnë dhe studentëve;
  • Programi financiar “paradhënie me kthim” në nëntor, bazuar në xhiron e muajve shtator-tetor
Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026