Bislimi zbulon në PE tre kushtet që Kosova të pranojë Asociacionin

28 Shkurt 2023 | 12:22

Zëvendëskryeministri i Kosovës Besnik Bislimi, u shpreh gjatë fjalës së mbajtur në Komitetin për Politikën e Jashtme të Parlamentit Evropian, se Kosova ka treguar një qasje konstruktive gjatë bisedimeve me Serbinë, duke pranuar planin evropian për normalizimin e marrëdhënieve.

Bislimi theksoi se Prishtina nuk e pranon  Asociacionin një etnik, çka do të thotë se nuk pranon autonomi territoriale por vetëm organizatë joqeveritare.

“Sa herë që dialogu nuk shkonte që ishte në interes të të dy palëve, ata (Serbia) kanë krijuar tensione në teren dhe e kanë bartur fokusin nga normalizimi në tensione, për neve normalizimi është vendimtar sepse ua hap derën të gjitha ambicieve tona dhe do të kemi zero interes për ta kthyer dialogun e normalizimit në dialog për menaxhimin e krizave. Prandaj dua qartazi të identifikojmë origjinën e përfshirjes dhe të atakojmë problemin në rrjedhën e saj. Marrëveshjet e kaluara, që kanë të bëjnë me Brukselin, e di që plani i Ahtisarit ishte bazë për shpalljen e Pavarësisë nuk bëjnë thirrje për autonomi. Marrëveshjet e kaluara vetëm e listojnë një mekanizëm që do të mundësojë koordinimin ndërmjet komunave me shumicë serbe në formë të një asociacioni. Do të jetë një institucion joqeveritar që koordinon këtë çështje, por kurrë nuk është paraparë si një autonomi territoriale për asnjë pjesë të vendit, qofshin ato komunat në veri apo në jug”, ka thënë ai.

Bislimi, theksuar se ekzistojnë tri kushte kryesore për formim të Asociacionit.

“Asociacioni duhet të jetë në përputhje me ligjet e Kosovës, duhet të jetë në përputhje me qëndrimet e BE-së se nuk mund të ketë fuqi ekzekutive, siç është thënë në letrën që ish-Përfaqësuesja e Lartë, Federika Mogherini, ia kishte dërguar atëbotë kryeministrit të Kosovës. Së treti, që Asociacioni të mos paraqesë nivelin e tretë të pushtetit”, u shpreh ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026