“U jemi pranë në këtë dhimbje”- Nikolla mesazh ngushëllim për aksidentin në Greqi

1 Mars 2023 | 10:32

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, ka reaguar në lidhje me aksidnetin tragjik të trenave në Greqi, ku humbën jetën 36 qytetarë si dhe u plagosën 85 të tjerë.

Nikolla ka shprehur ngushëllimet për familjarët e viktimave të aksidentit, si dhe uron shërim të shpejtë të plagosurve.

Kryetarja e Kuvendit shpreh solidarizimin e Shqipërisë me parlamentin e Greqisë, Kryetarin Tasoulas dhe gjithë popullin e Greqisë.

“I trishtuar dhe i dhimbshëm lajmi për përplasjen e trenave në Greqi, me pasojë humbjen e jetës dhe plagosjen e dhjetra njerëzve.

Në emër të Kuvendit të Shqipërisë dhe në emrin tim, u shpreh ngushëllimet familjeve të viktimave dhe të  lënduarve u uroj shërim të shpejtë.

Shpreh gjithashtu solidaritetin me Parlamentin e Greqisë, Kryetarin Tasoulas dhe popullin e Greqisë.

Lutemi dhe u jemi pranë në këto ditë dhimbjeje!”, shkruan Kryetarja Nikolla.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026

Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër

Një ngjarje e rëndë është regjistruar në zonën e Lozhanit, në Bashkinë e Maliqit, ku sipas informacioneve paraprake një efektiv policie ka humbur jetën dhe...
08:13 | 04/06/2026