“Gjak dhe zjarr”, I riu në trenin grek: U duk si tërmet, nxora aq njerëz sa munda

1 Mars 2023 | 11:30

Një pasagjer në vagonin numër 6 të trenit të udhëtarëve në Greqi tregoi për mediat traumën e përjetuar pas përplasjes me një tren mallrash.

“Isha në vagonin 6 dhe u duk si tërmet. Kështu e ndjemë. Në vagonin tim ishte një grua e cila ishte çarë në vetull, por asgjë serioze. Pastaj, me disa persona të tjerë, u përpoqëm që të nxirrnim jashtë shumicën e pasagjerëve, më së shumti gra dhe të moshuar,” – tha ai.

I riu tha se e kishte pushtuar ankthi dhe as nuk mund të përshkruante atë që kishte përjetuar. Vagonët ishin përfshirë nga flakët dhe kishte gjak gjithandej, siç tregon ai.

“Çfarë mund t’ju them, gjak, më ka pushtuar ankthi, nuk mundem as të flas. Gjërat ishin tragjike. Vagoni 2 u përplas, aty ku ndodhet kafeneja, ku edhe duhet të ketë më shumë viktima, por nuk mund t’i afroheshe. Ishte në zjarr, plot me flakë. U mundova të futem nën disa mbetje, por nuk mund të merrje frymë, nuk mund të futeshe dot,” – tregoi ai.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari

Presidenti francez, Emmanuel Macron vlerësoi sot fillimin e një “epoke të re” për Hungarinë dhe Evropën, gjatë pritjes në Pallatin Elysee, të kryeministrit të ri...
22:21 | 03/06/2026

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit

Pas tre orësh, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara përfundoi votimin për të zgjedhur pesë anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit për mandatin 2027-2028....
20:43 | 03/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026