Mijëra dosje, Çika shpjegon vështirësinë për të gjetur bashkëpunëtorët e sigurimit

1 Mars 2023 | 11:55

Hapja e dosjeve të ish- Sigurimit të Shtetit vazhdon të debatohet në tryezën e politikës shqiptare. Tashmë është më e mundur të kërkosh të gjesh personat që dikur kanë qenë pjesë e këtij sistemi, por procesi nuk është i lehtë. I ftuar në Euronews, ish-kryetari i të ish-të përndjekurve politik Nebil Çika ka folur për vështirësitë për të gjetur një bashkëpunëtor të ish-Sigurimit të Shtetit.

Pjesë nga biseda:

Esmeralda Mulja: Mijëra dosje na është dashur të shfletojmë për një rast. Pse kaq shumë?

Nebil Çika: Problemi kryesor është te zbardhja e bashkëpunëtorëve, se ata janë të fshehur se pjesa tjetër, operatorët, janë publik dhe ata i gjen me emër. Po të jap një rast nga përvoja ime. Në dy bashkëpunëtorë që unë kam vështirësi, ishin njëri më shumë se 50 pseudonime të njëjta vetëm në Sarandë ku unë merrja dosjen e babait tim, dhe njëri rreth 100 bashkëpunëtor me të njëjtin pseudonim. Për fat te njëri gjeta numrin e regjistrimit dhe atyre u duhet të shikojnë tani dosje pas dosje deri sa të arrijnë te “kryqëzimi” për të kuptuar a është ky që e ka spiunuar babain tim, apo nuk është. Ky është problemi që thotë zonja Sula. I ka dalë deputeti me atë pseudonim dhe me atë pseudonim këta janë të detyruar t’i shikojnë të gjitha për të qenë të qartë se pastaj mund të ketë probleme ligjore, se nuk ke të bësh vetëm me njeriun, por edhe me të afërmin e tij.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026