Si rekrutoheshin dhe çfarë shkruhej në kartelat e ish-bashkëpunëtorëve të Sigurimit?

19 Nëntor 2022 | 14:31

Eksperti ligjor, Marcel Hila ka treguar se si rekrutohesin ish-bashkëpunëtorët e Sigurimit të Shtetit dhe se çfarë shkuhej në kartelat e tyre.

Në një intervistë për Euronews Albania, Hila u shpreh se hapeshin kartelat e bashkëpunëtorëve, pasi filozofia e asaj kohe, ishte se socializmi kishte shumë armiq dhe se duheshin zbuluar.

Hila shtoi se bashkëpunëtorët rekrutoheshin vullneratisht, por edhe me dhunë.

“Në Ministrinë e Punëve të Brendshme dikur, tanimë Autoriteti për Informimin e Dosjeve të Sigurimit të Shtetit, janë kartelat, që quhen kartelat e bashkëpunëtorëve, nëse oficeri i sigurimit të ka bindur me forcë apo pa forcë. Filozofia ishte se socializmi shqiptar kishte shumë armiq dhe ne do t’i zbulojmë kush janë. Sigurimi i Shtetit, në bazë kishte katër parime, katër shtylla. Shtylla e parë ishte identifikimi, shtylla e dytë ishte hetimi, e treta dënimi dhe e katërta nënshtrimi. Ky ishte parim i Bashkimit Sovjektik, KGB-së. Bëni bashkëpunëtorë për të gjetur se kush janë armiqtë e partisë. Bashkëpunëtorët ishin me dy forma, ose vullnetarisht, ose nëse nuk pranon, përdorej dhunë”, deklaroi ai.

Ndër të tjera, eksperti nënvizoi se kartela plotësohej me të dhënat e personit, emër, mbiemër, profesionin, arsimi, ndërsa emri i babait nuk shkruhej.

Përveç kartelave, ata kishin emrin e tyre edhe në një regjistër, që quhej regjistri operativ i agjenturës.

“Kur merrte aprovimin dhe të hapte një kartelë dhe ku plotësohej me të dhënat e personit, nën pseudonomin u rekrutua në këtë datë nga ky oficer. Kartela dërgohej në degën numër 4, ishte dega e dokumentacionit në Ministrinë e Punëve të Brendshme, domethënë në Arkivat e Sigurimit të Shtetit. Në degën numër 4, që ka qenë dikur, Përveç këtyre kartelave, Sigurimi i Shtetit merrte masa që të kishte edhe një regjistër, quhej regjistri operativ i agjenturës, këtu emrat janë me rend alfabetik. Kartela i ka të gjitha, emrin e babait jo. Ku banon, profesioni, ku punon aktualisht, a je i martuar apo beqar, kush të rekrutoi, cili oficer.

Faqja tjetër, se kishte dy faqja kartela, se cilit oficer ti i përket. Nëse ky oficer është transferuar, të merr oficeri tjetër. Nëse ti ke lëvizur, nga një rreth në tjetër, atëherë kartela mbetej në degën e Punëve të Brendshme, një kopje e kartelës ishte e ruajtur në degën 4 të ministrisë së Brendshme, një kopje e emrit tënd është e ruajtur në regjistrin e evidencës operative të agjenturës. Atëherë, dosja jote, është dyfishe, dosje personale që do bëje autobiografinë. Kjo ishte dosja personale. U hapte një dosje tjetër, ishte dosja e punës, kë ke gjurmuar dhe çfarë informacioni ke futur këtu. Ishte shkencë sovjetike”, theksoi Hila.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama liston mësimet nga protesta: Epoka e mungesave është mbyllur, u hap epoka e pritshmërive

Kryeministri Edi Rama gjatë fjalës së tij nga mbledhja e Grupit Parlamentar të PS deklaroi se Shqipëria ka hyrë në një fazë të re politike...
12:40 | 24/07/2026

Rama: Në bulevard nuk ishte një protestë, por një pasqyrë që shoqëria na e vuri përpara për të parë vetveten

Gjatë mbledhjes së zgjeruar me Grupin Parlamentar dhe kabinetin qeveritar, kryeministri Edi Rama u ndal te protesta e mbajtur për 55 ditë radhazi në Tiranë,...
12:31 | 24/07/2026

Rama para grupit të PS: Kam sjellë me vete 2 dokumente për mandatin e katërt

Kryetari i Partisë Socialiste, njëherësh kryeministri, Edi Rama këtë të premte ka zhvilluar një takim të zgjeruar të Grupit Parlamentar Socialist dhe kabinetit qeveritar. Gjatë...
12:24 | 24/07/2026