“Nuk e njoh autorin, familja Hysa pa probleme”, flet banori në Paskuqan
Një banor në Paskuqan ka folur për Euronews Albania, në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur ditën e sotme, ku 41-vjeçari Ramazan Hutra vrau motrën e ish-gruas dhe të fejuarën e vëllait të ish-gruas.
Ai u shpreh se është mik me familjen Hysa dhe tha se njihej si familje që nuk kishte probleme.
Ndër të tjera, banori deklaroi se nuk e njeh autorin dhe se nuk ka informacion sesi ndodhi ngjarja e rëndë.
“Kam mikun tim, Ibish Hysën. Jo, nuk e njoh. Zonjën Hysa e njoh, njihet si familje pa probleme. Nuk di shumë informacion, sa kam ardhur tani, ka dy javë”, theksoi ai.
Dan Hutra, rreth 40 vjeç, është personi i cili ka kryer krimin e dyfishtë në Paskuqan mesditën e kësaj të mërkurë. Ai ka vrarë ka vrarë me armë zjarri shtetaset, Mevlute Hysa 30 vjeçe, motra e ish-bashkëjetueses së tij dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses.
Gjithashtu të plagosur kanë mbetur dhe ish-bashkëjetuesja e tij Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe nëna e saj Kujtime Hysa, 60-vjeçe.
Hutra rezulton një person me precedent të mëparshëm penal. Ai është dënuar për vrasjen e ish-gruas së tij të parë në vitin 2007, shtetases , Dafina Havalja.
Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet