Trump apo Biden? Analistët diskutojnë kandidatin më të favorshëm për shqiptarët

3 Nëntor 2020 | 22:19

Selim Ibrahimi, analist politik nga Maqedonia e Veriut thotë se, shqiptarët janë të zemëruar nga marrëveshja e stabilizimit ekonomik Kosovë-Serbi të arritur në Uashington dhe mesa duke kërkojnë në marrëveshje tjetër që sipas tij do të jetë e vështirë.

“Biden mund të kërkojë një pozicion të ri mes serbëve dhe shqiptarëve, pasi Trump u ka dhënë një përparësi serbëve për të qenë dominant në Ballkan. Por ka dhe një pjesë e shqiptarëve që votojnë Trump”, tha Ibrahimi.

Adrian Shtuni, ekspert sigurie në SHBA thotë se, qytetarët në  Amerikë janë të polarizuar dhe i cilëson zgjedhjet në kohë tipike duke iu referuar dhe COVID-19 por dhe shumë problemeve të tjera. Sipas tij e rëndësishme është që procesi zgjedhor të menaxhohet në mënyrë të qetë dhe të mos u hidhet zjarr problemeve.

“2020 nuk ka qenë vit shumë i favorshëm për amerikanët. Për shqiptarët nuk do të ketë ndonjë diferencë të jashtëzakonshëm mes administratës së Trump dhe Biden për shqiptarët. Shqipëria gjithmonë është parë nga SHBA me sy mbështetës dhe nuk parashikoj ndonjë ndryshim qenësor të qasjes”, tha ai.

Brenton Kotorri, ekspert i marrëdhënieve ndërkombëtare thotë se për amerikanët është mirë rizgjedhja e Trump kurse për shqiptarët ai thotë se, nuk ka ndonjë dallim të madh mes dy kandidatëve por sërish ai zgjedh presidentin aktual. “Në rastin e shqiptarëve mendoj se do të ishte më mirë të fitonte Trump”, tha ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021