PD reagon për vrasjet e 3 grave në Tiranë: Bledi Çuçi duhet të japë dorëheqjen

Selia e Partisë Demokratike
1 Mars 2023 | 18:05

Partia Demokratike ka reaguar në lidhje me ngjarjet e rënda të ndodhura këtë të mërkurë, ku u vranë tre gra në Paskuqan dhe Kamzë, ku autori i dyshuar është 41-vjeçari Dan Hutra, i cili ndodhet ende në arrati.

Shefi Organizativ në PD, Klevis Balliu, përmes një konference për shtyp, iu shprehu ngushëllimet familjarëve të viktimave.

Sipas Balliut, ministri i Brendshëm, Bledi Çuçi duhet të japë menjëherë dorëheqjen.

Reagimi i Partisë Demokratike

Një vrasje e trefishtë ka tronditur sot kryeqytetin dhe Shqipërinë. Në emër të Partisë Demokratike u shpreh ngushëllime familjeve të viktimave dhe u uroj shërim të shpejtë të lënduarve. Gjithashtu u bëj thirrje qytetarëve të kenë kujdes, duke qenë se policia ende nuk ka arritur ta lokalizojë apo neutralizojë autorin e dyshuar të masakrës së Paskuqanit dhe Astirit. Inkurajohen qytetarët që, gjithashtu të ndihmojnë policinë me çdo informacion për kapjen e autorit të dyshuar, duke treguar kujdes për jetën e tyre dhe të afërmve. Këtë kujdes që u kërkohet qytetarëve, me sa duket nuk e kanë patur për asnjë çast parasysh institucionet që janë ngritur, paguhen dhe janë përgjegjës me kushtetutë për mbrojtjen e sigurisë dhe jetës së qytetarëve shqiptarë. Autori i dyshuar Hutra është liruar nga arresti me burg, dhe gjykatat në reagimet e tyre nxitojnë në të heqin fajin nga vetja. Pyetja dramatike mbetet: kush dhe pse e liroi nga qelia një person qartësisht të rrezikshëm, i cili jo vetëm kishte vrarë bashkëshorten e pare, por kishte kërcënuar jetën edhe të bashkëjetueses.

Një kërcënues serial i jetës së të tjerëve, një i dënuar me burgim për vrasje, është sot një feminicid, i pari i këtij lloji ndoshta në historinë e Shqipërisë. Te ky vrasës serial femrash, fatkeqësisht ka gisht sistemi i kalbur i ligjvënies në Shqipëri. Një pakujdesi fatale, një verbëri c’njerëzore ose një korrupsion trashanik i drejtësisë sonë me një këmbë na varr, ka cuar drejt varrit tri gra të pafajshme. Partia Demokratike kërkon marrje dhe mbajtje përgjegjësish. Gratë dhe vajzat e Shqipërisë nuk mund të vriten rrugëve. Shteti duhet të kontrollojë territorin dhe të bëjë zap kriminalitetin, ose të hapë rrugën! Ministri i Rendit pa rend duhet të japë dorëheqjen! Gjykatat duhet të kuptojnë se vendimet e tyre shpëtojnë ose kushtojnë jetë, ose të dorëzojnë togat! Kaq shumë herë dëgjojmë që vrasësit kanë ikur në drejtim të paditur, por fatkeqësisht jemi në pikën kur duket se Shqipëria po ikën në drejtim të paditur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së

Pas tubimit përballë kryeministrisë qytetarë u mblodhën fillimisht para selisë së Partisë Socialiste dhe më pas u drejtuan edhe pranë selisë së Partisë Demokratike. Protestuesit...
23:07 | 03/06/2026

Rama për median ndërkombëtare: Shqipëria nën sulm nga armiqtë dhe në luftë hibride

Kryeministri Edi Rama këtë të mërkurë ka zhvilluar një intervistë për CNN ku ka folur lidhur me protestat që po zhvillohen kundër ndërtimit në Zvërnec....
21:35 | 03/06/2026

Dita e katër e protestës kundër projektit në Zvërnec, përplasje mes policisë dhe protestuesve

Dita e katërt e protestës kundër projektit në Zvërnec ka nisur këtë të mërkurë me tensione. Situata është përshkallëzuar kur protestuesit janë hasur me kordonin...
18:47 | 03/06/2026