Vrasësi i 4 grave, reagon ashpër Spahiu: Vetëm diktatura e Enverit na bënte zap
Juristi Kreshnik Spahiu ka reaguar ashpër pas ngjarjes së rëndë të ndodhur në kryeqytet ku Dan Hutra vrau 3 gra.
Në emisionin Now në Euronews Albania Spahiu u shpreh se është e pafalshme që një person me precedentë të theksuar kriminalë, i cili përpara masakrës së sotme kishte vrarë edhe ish-gruan e parë kishte bërë vetëm 16 vite burg në një kohë që ishte dënuar 24.
Kjo, sipas tij është për faj të sistemit të drejtësisë dhe sistemit politik në të njëjtën kohë.
“A mundet që një vrasës që merr një dënim maksimal në 2007, sot është i lirë. Legjislacionin, kodin penal e voton kjo kastë politike. Ne kemi një sistem që mund të dalë një vrasës serial nga burgu dhe për 6 ditë të jetë jashtë kontrollit. Në sistemin policor të Enver Hoxhës, çdo polic dinte çdo qytetar dhe kush ishte me precedentë, sot kemi 1 mijë herë më shumë policë por i kemi të pamjaftueshëm për të kontrolluar krimin. Dhe pastaj justifikohemi se diktatura na bënte zap. Të gjitha sistemet kanë shfaqur dobësitë e tyre pa anashkaluar degradimin që po kalon shoqëria shqiptare”, tha Spahiu.
LEXONI GJITHASHTU:
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta