Sa ndikoi menaxhimi i pandemisë në votimet presidenciale në SHBA, flet eksperti Gani Abazi
“Pandemia është një nga çështjet kryesore dhe definuese për rezultatin përfundimtar të këtyre zgjedhjeve,” – kështu tha eksperti Gani Abazi për Euronews Albania.
Ai tregoi se shifrat me mbi 230 mijë të vdekur dhe statistikat flasin qartë për një menaxhim jo të duhur të pandemisë e që sipas tij do të ndikojë drejtpërdrejt te zgjedhjet.
Sipas tij Joe Biden do të kishte qenë shumë më pragmatik në lidhje me situatën e pandemisë në Shtetet e Bashkuara.
“Joe Biden si zv president kur ka qenë në administratën e Obamës ka pasur një rekord suksesi të punës për dy pandemi, njëra në 2009 dhe infeksioni Ebola dhe që të dyja janë menaxhuar shumë më mirë, kuptohet këto nuk kanë qenë si kjo pandemi mirëpo unë mendoj se tani mund të spekulohet se çfarë do të kishte bërë Joe Biden ndërkohë që presidenti Trump ka qenë udhëheqës dhe përgjegjësia mbetet te ai,” – u shpreh Abazi.
Ai pohoi hapur se mbështet Biden dhe tregoi për Euronews Albania se në qëndrimin e tij fitorja e Biden si president do të kishte efekte pozitive të menjëhershme, qoftë në Amerikë në menaxhimin e pandemisë, qoftë në aspektin ndërkombëtar.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet