“Meta po gllabëron PD-në”- ‘zbërthehet’ Kokalari: Pse u krisa me Berishën

2 Mars 2023 | 15:27

E ftuar në një lidhje direkte për Euronews, Evi Kokalari zbuloi arsyet e krisjes së saj me ish-kryeministrin Sali Berisha, si dhe planet për nisjen e Lëvizjes Konservatore në Shqipëri.

Sipas Kokalarit Berisha nuk solli ndryshimin e premtuar dhe ndaj ndodhi distancimi i saj prej tij

“Ideja ishte që ne donim një PD komplet të ndryshuar, por kjo nuk ndodhi. Që nga formimi i komisionit të rithemelimit, PD-ja mori për poshtë, që me protestën e 8-janarit. Për më tepër çfarë pash pas kuvendit të 30 Prillit që ishte manipulim dhe ishte kundër asaj që ne kishim premtuar, më erdhi shumë keq që Berisha nuk e bëri ndryshimin që premtuam të gjithë”, tha Evi Kokalari.

Gjithashtu Kokalari tha se bashkimi me LSI-në nuk do i sjellë asgjë të mirë Partisë Demokratike. Sipas saj Ilir Meta është mbrapa Belind Këlliçit dhe ambicies së tij për t’u bërë kryetar i Partisë Demokratike.

“Nuk kam pasur asnjë problem me Ilir Metën, deri sa mora vesh se ishte ky pas Belind Këlliçit, sepse fryhej shumë dhe ka një vetëbesim që do bëhet kryetar i PD-së. Ma kishin bërë të qartë njerëz që nuk janë nga politika por e njohin mirë, ma kishin bërë të qartë se arsyeja pse meta ka dashur të bëjë koalicion me Lulëzim Bashën është sepse ai nuk mund të rri me një parti të vogël siç është LSI-ja, ai ka ambicie. Por në radhë të parë LSI-ja nuk ka ideologjinë e të djathtës, ne po bënim luftë që të sillnim PD-në nga e djathta e qendrës në të djathtën e vërtetë, por këtu kemi LSI-në që po gllabëron PD-në, po fut elementët e saj dhe do të bëjë një kryetar të ri si Belind Këlliçi”, u shpreh për Euroneës Evi Kokalari.

Kujtojmë se Kokalari ka njoftuar mbajtjen e takimit të parë të Lëvizjes Konservatore në Durrës më 4 mars.

LEXO GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026