“Vëllai ia fali përdhunimin e gruas” Fqinji: E kishin frikë! Si u vra babai i Hutrës

2 Mars 2023 | 16:46

Euronews Albania ka siguruar këtë të enjte dëshmitë e fqinjëve të familjarëve të Dan Hutrës në zonën e Vaqarrit në kryeqytet.

Një çift të moshuarish që banojnë në lagjen e familjes Hutra, rrëfejnë krisjen që vrasësi pati me familjarët e tij, të cilët e mohuan si djalë.

Sipas fqinjëve, vëllai e fali përdhunimin e gruas së tij në vitin 2003, por i shkëputi përfundimisht marrëdhëniet me Hutrën në vitin 2007, kur ai vrau ish-gruan Dafina Havalja.

Fqinjët theksojnë se familjarët kishin frikë nga Hutra dhe u larguan për strehim politik jashtë vendit në momentin që ai doli nga burgu.

“E mohuan siç vrau gruane dytë, jo për përdhunimin e gruas së tij se për atë nuk i mbajtën mëri. Përdhunimin e qujtën si ngatërresë nate dhe si pa njeri. As shteti nuk e dënoi për atë gjë. U pajtuan bën dhe dasëm kur u martua ky. E bën te shtëpia këtu. Më pas ai u zhvendos të jetonte në Bathore, atje e theri gruan. Pas vrasjes s’u bënë më me atë, vetëm e ëma i shkonte në burg. Kur doli ky nga burgu në darkë, në mëngjes ata ikën dhe u larguan nga Shqipëria se kishin frikë nga vëllai i tyre. Kërkuan strehim politik se i kërcënonte”, thanë fqinjët.

Në lidhje me vdekjen e të atit të Dan Hutrës, fqinjët thanë se nuk e njohin, pasi ai është vrarë kur familje jetonte në Kukës dhe nuk kishte ardhur ende në Tiranë.

“Nuk e njohim fare atë. Atë e kanë vrarë shpejt, në Kukës. Ata thonë që e vrau e shoqja sipas të dhënave. Kështu thonë këta kuksianët”, tha fqinji.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026