“Gjakftohtë dhe dinak”- Gazetari: Pse Hutra vrau motrën e jo nënën e Vladimir Kurtit

2 Mars 2023 | 14:42

Gazetari Eni Ferhati zbuloi arsyet se pse Dan Hutra ekzekutoi Etleva Kurtin, motrën e të dënuarit me burgim të përjetshëm Vladimir Kurti.

Në një intervistë për Euronews Albania, Ferhati tha se Hutra qëlloi ndaj motrës së Kurtit për shkak të përplasjeve që kishte pasur me të në ambientet e burgut.

Sipas tij Hutra kishte mundësi të vriste dhe nënë e Vladimirit, pasi dhe ajo ka dalë nga banesa, por zgjodhi të mos e bënte.

Gazetari e cilësoi Hutrën si një njeri dinak dhe gjakftohtë që e dinte mirë çfarë po bënte. Ai qëlloi me thikë vajzën e parë, pasi nuk donte të krijonte zhurmë dhe të vijonte me vrasjet e tjera.

“Pyetja e tij ka zgjatur rreth 3 orë pasi në momente të caktuara ai ka pasur një paqëndrueshmëri. Ai rezulton të jetë edhe dinak në veprimet e tij dhe i ka paramenduar ato. Ai ka rrëfyer para oficerëve të policisë gjyqësorë se të dashurën e tij në zonën e Astirit, ngjarja e parë që ka kryer, donte ta vriste me thikë se po të përdorte armën automatik që e kishte me vete, do të krijohej shumë zhurmë e nuk do mund të realizonte vrasjet e tjera. Lidhur me vrasjen në rrugën “Besëlidhja” në Bathore nga ku unë kam raportuar ditën e djeshme është treguar shumë gjakftohtë dhe ka treguar se ka pasur mundësi të vrasë edhe të ëmën e Vladimir Kurtit, me të cilin kishte pasur një konflikt në burgun 313 ku të dy kanë vuajtur dënimin. Ka treguar se kur ka shkuar në këtë banesë private, pasi ka thirrur, kanë dalë të dyja zonjat e banesës, por ka vrarë vetëm Etlevën, ndërsa të ëmën e Vladimir Kurtit nuk ka dashur ta vrasë, pavarësisht se e ka pasur mundësinë. Gjakftohtësia e tij, mënyra dinakërore si ai ka vepruar, paramendimi i të gjitha lëvizjeve, ka parashikuar edhe lëvizjet e policisë nëse do të gabonte në një moment, na çojnë në dyshime se nuk kemi të bëjmë me një person me probleme mendore”, tha gazetari Ferhati.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026