Aksidenti tragjik në Greqi, vullnetarët ndihmojnë në operacionin e kërkim-shpëtimit
Aksidenti tragjik i trenave në Greqi ka mobilizuar shumë vullnetarë të marrin pjesë në operacionet e kërkim shpëtimit.
Joana është njëra prej vullnetareve, e cila bashkë me shoqet e saj kanë lënë shkollën për të ndihmuar sadopak
Ajo tregon arsyet që e çuan te marre këtë vendim.
“Më parë kemi marrë trajnime mbi të tilla aksidente dhe ndaj vendosëm të vinim këtu. Ne jemi 8 të rinj që vendosëm të vijmë vullnetare këtu. Ne duam të ndihmojmë familjet e personave që ishin në tren, të gjejnë njerëzit e zemrës, vajzat e djemtë e tyre. Kjo është hera e parë në fakt që marrim pjesë në një gjë të tillë”, thotë Ioanna Roidou, vullnetare.
Ioana ende nuk ka gjetur trupa viktimash apo njerëz të gjallë nën metalet e trenave të përplasur, teksa tregon se detyra e saj sot është të kërkojë deri në heqjen e vagonit të fundit.
“Personalisht ende nuk kam gjetur ndonjë person, por sot kërkimet do jenë më intensive dhe shpresojmë që të gjejmë një buzëqeshje aty poshtë. Nuk e di në qoftë se do të ketë njerëz të gjallë aty, por ajo që mund të them është se unë kam ardhur këtu te kërkoj për ta”, shprehet ajo.
Një ditë pas aksidentit, numri i viktimave ka arritur në 57, ndërkohë që forcat e emergjencave civile greke vijojnë kërkimet poshtë metaleve të rënda të trenave.
LEXONI GJITHASHTU:
Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s
Sulmet ruse në disa rajone të Ukrainës, 8 të vrarë dhe dhjetëra të plagosur
- 21:52 Dita e 57-të e protestës, qytetarët marshim në rrugët e Tiranës. Nesër mblidhen para Parlamentit (VIDEO)
- 21:36 Gazetari Peçi: Rama ka lidhur ‘Besën’ me Berishën dhe Kodin zgjedhor
- 21:14 “Rama po na shet reflektim nëpërmjet ‘Besës'”, Karabina: Po përdor retorikën e njëjtë për votuesit
- 20:58 “Besa, deklaratë e kryeministrit në rrethana shtrënguese”, juristja Jorgo: Në shesh janë shqiptarët e zhgënjyer
- 20:40 Merz do të propozojë Steffen Bilger si ministër të ri të transportit
- 20:24 Lee Kang-In largohet nga PSG-ja, do të bashkohet me Atletico Madrid