Ervin Bushati: Nëse Trump humb Pensilvaninë dhe Nevadën, gara mbyllet

4 Nëntor 2020 | 15:33

Deputeti i Partisë Socialiste, Ervin Bushati duke komentuar zgjedhjet presidenciale në SHBA, thotë se presidenti Donald Trump nëse humbet shtetet si Pensilvania dhe Nevada, atëherë gara është e mbyllur.

Qëndrimet e Trump për të kontestuar rezultatin, z. Bushati i sheh si pjesë e fushatës që në fund të procesin të numërimit të votave do të mbetet me aq.

“Nëse Trump humb Pensilvaninë dhe Nevadën që e ka humbur në zgjedhjet e kaluara me Klinton, pastaj gara është e mbyllur. Nuk shoh argument për manipulim votash. Është disi e paramenduar dhe është proces i nisur prej kohësh ku është goditur kredibiliteti i votimit me postë”, tha deputeti socialist.

I diplomuar në Chikago për Financë dhe Ekonomi, z. Bushati thotë se, pavarësisht se çështja mund të përfundojë në Gjykatën Supreme, nuk mund të zhbëhet vullneti i popullit amerikan.

“Nuk do të ishte fare dinjitoze dhe serioze për demokracinë më të madhe në botë që të vinte në pikëpyetje procese të tilla. Në momentin që do të kemi një rezultat të saktë, atëherë nuk mendoj se do të vazhdojë të kërkojnë diçka. Edhe gjyqtarët e Gjykatës Supreme do të kenë në një presion të madh demokratik. Është një proces politik demokratik dhe nuk mund të jetë një proces thellësisht administrativ dhe juridik”, tha ai.

Z. Bushati tha se, pjesëmarrjen e lartë në zgjedhje e lidh jo vetëm me traditën e qytetarëve amerikanë për të votuar por edhe me pandeminë.

“Në SHBA zgjedhjet shihen si detyrë e rëndësishme qytetare. Çdo qytetar e ka mision votimin. Pandemia e ka bërë shumë të rëndësishëm procesin, pasi vendimmarrja mund ë ndikojë për mirë ose për keq. Vëmendja për të votuar është rritur”, tha ai.

Ndërsa e konsideroi Trump një figurë politike jo tradicionale, tha se ai ka qenë pjesë e elitës në SHBA dhe nuk qëndron përkufizimi si anti establishment.

“Z. Trump ka qenë biznesmen dhe ka qenë pjesë e elitës dhe nuk mund të quhet anti establishment dhe nuk pati asnjë sjellje të tillë. Është një njeri i ndryshëm nga politikanët e tjerë dhe kjo është e vërtetë. Është një njeri që është mësuar me kamerat, me median është mjeshtër i komunikimit publik”, përfundoi ai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026