Kush do të përfitonte nga rizgjedhja e Trump, Britania apo BE-ja?

4 Nëntor 2020 | 19:30

Kur Donald Trump shkoi për vizitë, Britania i shtroi tapetin e kuq. Mes palëve pati buzëqeshje, por, si kudo, dikush shtrëngoi edhe dhëmbët.

Ndryshe nga shumë vende të Evropës, Mbretëria e Bashkuar mund të përfitojë nga 4 vite të tjera të Trump.

Ai ishte një tifoz i Brex-it, e shpalli BE-në “armike” dhe mbështeti hapur Boris Johnson.

“Ai është miku im. Jam i prirur të mbaj miqtë më afër se armiqtë. Armiqtë duhet t’i shohësh në një mënyrë tjetër”, është shprehur Trump.

Në një kohë kur çmimi i madh i Brexit është marrëveshja tregtare me Amerikën, Londrën e ndihmon të pasurit një mik në Shtëpinë e Bardhë.

“Sa herë që shkoj në Uashington takoj politikanë nga të gjitha palët, ndaj jam besimplotë se marrëdhëniet do të jenë të mira dhe se një marrëveshje fantastike për tregtinë e lirë na pret. Deri tani është bërë shumë progres”, ka deklaruar Dominic Raab, ministër i Jashtëm i Britanisë.

Pushteti për të aprovuar një marrëveshje i mbetet Kongresit, ku demokratët kanë kontrollin e dhomës së ulët.

Të dy kandidatët kanë lidhje të ngushta me Irlandën, sidomos Biden, kushërinjtë e të cilit janë lutur që ai të fitojë.

Çështja delikate e kufirit në Irlandë dhe kërcënimi i Britanisë për të mohuar marrëveshjen që e mban të hapur, mund të errësojë ëndrrat e saj.

Në shtator, Biden paralajmëroi se, çdo akord tregtar duhet të bazohet në parandalimin e kthimit të një kufiri të fortë.

Edhe pse është i paparashikueshëm, Donald Trump është mik i Britanisë. Me Xho Bajden nuk ka ende një marrëdhënie dhe fillimi nuk duket i mirë. Ai është fans i rendit botëror dhe do të përpiqet të rivendosë urat me Evropën dhe ka gjasa të tjetë i interesuar për një marrëveshje me tregun unik të BE-së.

E ashtuquajtura “marrëdhënie speciale” shkon përtej Breksit. Historikisht, Britania është aleati më i ngushtë i Amerikës në Evropë. Ndaj Uashingtoni mund të mbështetet tek Londra, kur mbështetja nga Parisi dhe Berlini nuk është e sigurt.

Lexoni gjithashtu

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Linda Rama rrëfen hapat e karrierës së saj përballë gazetares Ilva Tare

Në një intervistë ekskluzive për gazetaren, Ilva Tare, aktivistja dhe gruaja e angazhuar, Linda Rama rrëfeu mbi karrierën e saj sfiduese, mënyrën si e ka...
22:36 | 18/06/2021

Kultura dhe dialogu politik në Shqipëri, sipas optikës së Linda Ramës

Aktivistja Linda Rama në një rrëfim ekskluziv për “Ilva Now” në Euronews Albania analizoi etapat në të cilat ka kaluar dialogu politik në Shqipëri, që...
22:13 | 18/06/2021

“Jemi akoma me plagë të hapur”, Linda Rama përlotet ndërsa rrëfen për humbjen e Aneta Ramës

E ftuar në emisionin “Ilva Now”, aktivistja e shoqërisë civile dhe intelektualja e angazhuar, znj. Linda Rama foli ndër të tjera edhe për marrëdhënien e...
22:02 | 18/06/2021