Protesta nis me himnin kombëtar, aktivisti: Fajin e kemi vet…
Aktivisti Aulon Kalaja ka hapur fjalimin pasi përfundoi himni në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, aty ku prej orës 12:00 nisi protesta e opozitës.
Sipas tij demokracia është në rrezik edhe për fajin e qytetarëve protestues.
“Ne nuk folëm kur duhej bërtitur, ne nuk i ngritëm sytë kur koka duhej ngritur, ne nuk u çuam kur duhej kryengritje, qeverisemi nga dikush që është i palidhur dhe i pakushtëzuar me ligjin,” – u shpreh Kalaja.
Sot pritet të jepet vendimi për “vulën” e partisë më të madhe opozitare. Gjykata e Apelit pritet të vendosë nëse PD zyrtare do të jetë në “duart” e Enkelejd Alibeajt apo Sali Berishës.
Ish-kryeministri ka thirrur protestë kombëtare por sipas tij nuk ka të bëjë me vendimin e gjykatës por me rrëzimin e qeverisë Rama. Protesta nisi në orën 12:00, ndërsa rrugët do të qëndrojnë të bllokuara nga ora 10:00 deri në fund të tubimit.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta