Berisha del nga selia e PD-së me ovacione, shkon drejt protestuesve

3 Mars 2023 | 12:28

Sali Berisha ka dalë nga selia e Partisë Demokratike dhe po shkon në drejtim të protestuesve në bulevardin “Zhan Dark”.

Kryedemokrati ka dalë nga selia me ovacione, ndërsa sapo i është bashkuar qytetarëve janë dëgjuar thirrjet “O Sali o hero, gjithë Shqipëria ty të do”.

Sot pritet të jepet vendimi për “vulën” e partisë më të madhe opozitare. Gjykata e Apelit pritet të vendosë nëse PD zyrtare do të jetë në “duart” e Enkelejd Alibeajt apo Sali Berishës.

Ish-kryeministri ka thirrur protestë kombëtare por sipas tij nuk ka të bëjë me vendimin e gjykatës por me rrëzimin e qeverisë Rama. Protesta nisi në orën 12:00,  ndërsa rrugët do të qëndrojnë të bllokuara nga ora 10:00 deri në fund të tubimit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zbulohen 5 ambiente për kultivimin e kanabisit në Lezhë, arrestohen 2 persona dhe procedohen 4 punonjës të OSHEE-së (VIDEO)

Policia e Lezhës ka zbuluar në fshatin Velë 5 ambiente të mbyllura dhe të hapura, të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike ndërsa ka arrestuar...
10:31 | 15/07/2026

E dënuar për trafik droge, Erisa Fero përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i grave në Pojskë

Erisa Fero ka fituar sot lirinë nga burgu i grave në Pojskë, pasi përfitoi nga amnistia penale. Ajo u arrestua në dhjetor të vitit 2022,...
10:23 | 15/07/2026

U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës

Rozeta Dobi, e njohur si pastruesja që vodhi qindra mijëra euro në një nga ngjarjet më të bujshme kriminale të vitit 2023, ka fituar këtë...
09:57 | 15/07/2026