Gjyqi për PD, përfaqësuesit e Berishës: Alibeaj nuk legjitimohet, rrëzoni kërkesën

Gjyqi për PD
3 Mars 2023 | 12:29

Euronews Albania ka mundur të sigurojë kërkesat e përfaqësuesve ligjorë të Berishës në gjyqin që po mbahet në Gjykatën e Apelit për vulën e PD-së.

Përfaqësuesi ligjor Ivi Kaso deklaroi se Alibeaj nuk legjitimohet si palë në proces dhe ndaj kërkesa e tij duhet të rrëzohet.

“Gjykata e Shkallës së Parë është investuar nga Komisioni i Rithemelimit, duke e pranuar të plotë kërkesën, e cila konsistonte në njohjen e plotë të ndryshimeve statutore të Kuvendit të 11 dhjetorit.

Në kundërshtim me ligjin, Enkeleid Alibeaj ka bërë ankim gjykatën dhe po në shkelje të ligjit, gjyqtarja Blerina Muca e ka pranuar këtë ankim. Deputeti Enkeleid Alibeaj nuk legjitimohet si ankimues dhe ne kërojmë që kjo të jetë gjeja e parë që të merret në shqyrtim nga Gjykata e Apelit.

Ankimi duhet të mos ishte pranuar sepse nuk përmbush shkaqet. Personi nuk ishte palë në proces. Ligji parashikon qartë se çfarë është ankimi dhe gjithashtu parashikon edhe kriteret minimale që duhet të plotësohen. Ankimi është akti në të cilën palët ose palët e tjera në proces ankimojnë një vendim. Pra që të ankimosh një vendim, duhet të jesh palë ose pjesëmarrës në proces. Në vendimin objekt ankimi duket qartë që palë në këtë proces ishte vetëm Partia Demokratike e Shqipërisë, palë që pasi është njohur me arsyetimin e vendimit, nëpërmjet përfaqësuesit, Ivi Kasos, përfaqësues i Komisionit të Rithemelimit, i ka komunikuar Shkallës së Parë që ka hequr dorë nga ankimi. Pra pala në proces ka hequr dorë nga kjo e drejt pasi kërkesa ishte pranuar e plotë dhe nuk kishye asnjë arsye për ankim.

Për 5 arsyet që rendita, deputeti Enkelejd Alibeaj nuk legjitimohet si përfaqësues dhe për këtë arsye kërkesa e tij duhet rrëzuar”, tha Kaso.

Ndërkohë që deputeti Oerd Bylykbashi deklaroi se: “Kur u ndryshua ligji për partitë politike, u hoq kompetenca Ministrisë së Drejtësisë për regjistrimin e partive dhe duke ia kaluar Gjykatës së Shkallës së Parë. Heqja e kësaj kompetence u bë për të evituar njëanëshmërinë politike. Natyra që ka ky lloj procesi ka si qëllim vetëm verifikimin dokumentor. Nëse verifikohen parregullsi vetëm ai që e ka bërë kerkesen, mund të bëjë ankesë.

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Kontrolle për ndotjen akustike në Shkodër dhe Velipojë, policia monitoron lokalet me muzikë

Edhe Policia e Shkodrës, ashtu si kolegët e saj në bregdetin e Durrësit dhe Vlorës krahas zbatimit të planit të masave për garantimin e sigurisë...
11:57 | 15/07/2026

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Braho raporton te “Nismat Qytetare”: Mbi 150 procedime për krime zgjedhore në 5 vite, fenomen shqetësues

Kreu i SPAK, Klodian Braho këtë të mërkurë po raporton në Komisionin për Nismat Qytetare mbi rezultatet e punës gjatë vitit 2025. Gjatë fjalës së...
11:19 | 15/07/2026