Përplasen përfaqësuesit e Berishës e Alibeajt, Sefa: Kaso të mos jetë prezent

3 Mars 2023 | 11:41

Ivi Kaso, si përfaqesues i PD se Berishës, kërkoi që në seancë gjatë shqyrtimit të çështjes të vulës së PD të jetë  bashkë me Oerd Bylykbashin dhe Ledina Mandine.

Kaso në fjalën Ivi Kaso kërkoi që Gjykata të mos pranojë ankimimin për shkak se ai është bërë nga një palë që nuk është palë.

Kjo gjë është kundërshtuar nga avokati i Enkelejd Alibeajt, tha se ky pretendim nuk duhet të bëhet tani dhe se Gjykata duhet t’i shqyrtojë  të gjitha elementet.

Sipas Indrit Sefës, kjo gjë nuk duhej pranuar si përfaqësues pasi mandati i është dhënë nga Komisioni i Rithemelimit që nuk ka të drejtë për të dhënë mandate përfaqësimi.

Indrit Sefa: Ne mendojmë që në momentin e parë që pala kërkuese për regjistrimin e ndryshimeve te kuvendit të rithemelimit në 11 dhjetor, nuk duhej pranuar si kërkues, pasi Komisioni i Rithemelimit nuk është autoritet juridik dhe nuk mund të jap autorizim apo bëj kërkesa në Gjykatë.

Ivi Kaso: Gjykata e Shkallës së Parë është investuar nga Komisioni i Rithemelimit, duke e pranuar të plotë kërkesën, e cila konsistonte në njohjen e plotë të ndryshimeve statutore të kuvendit të 11 dhjetorit.

Në kundërshtim me ligjin, Enkeleid Alibeaj ka bërë ankim gjykatën dhe po në shkelje të ligjit, gjyqtarja Blerina Muca e ka pranuar këtë ankim. Deputeti Enkeleid Alibeaj nuk legjitimohet si ankimues dhe ne kërkojmë që kjo të jetë gjeja e parë që të merret në shqyrtim nga Gjykata e Apelit.

Ankimi duhet të mos ishte pranuar sepse nuk përmbush shkaqet. Personi nuk ishte palë në proces. Ligji parashikon qartë se çfarë është ankimi dhe gjithashtu parashikon edhe kriteret minimale që duhet të plotësohen. Ankimi është akti në të cilën palët ose palët e tjera në proces ankimojnë një vendim. Pra që të ankimosh një vendim, duhet të jesh palë ose pjesëmarrës në proces. Në vendimin objekt ankimi duket qartë që palë në këtë proces ishte vetëm Partia Demokratike e Shqipërisë, palë që pasi është njohur me arsyetimin e vendimit, nëpërmjet përfaqësuesit, Ivi Kasos, përfaqësues i Komisionit të Rithemelimit, i ka komunikuar Shkallës së Parë që ka hequr dorë nga ankimi. Pra pala në proces ka hequr dorë nga kjo e drejt pasi kërkesa ishte pranuar e plotë dhe nuk kishte asnjë arsye për ankim.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SPAK hap garën për 40 hetues të rinj në BKH, Braho: Jemi në fazën përfundimtare

Kreu i SPAK, Klodjan Braho, bëri të ditur se Prokuroria e Posaçme ndodhet në fazën përfundimtare të përgatitjeve për hapjen e thirrjes për 40 hetues...
11:38 | 15/07/2026

Mbyllja e tre grupkapitujve me BE-në, Ambasada Gjermane në Tiranë: Një hap i rëndësishëm në procesin e integrimit të Shqipërisë

Shqipëria shënoi një tjetër hap të rëndësishëm në procesin e integrimit europian, me mbylljen e tre grupkapitujve të negociatave gjatë Konferencës së IX Ndërqeveritare Shqipëri-Bashkimi...
09:15 | 15/07/2026

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026