“S’jemi heronj”- Historia e të rinjve që shpëtuan dhjetëra jetë nga treni në Greqi

3 Mars 2023 | 11:31

“Nuk mendoja për asgjë tjetër veçse të ndihmoja bashkëqytetarët e mi”. Me këto fjalë, 18-vjeçari Angelos Tsiamouras përshkruan për gazetën “Peloponnisos” atë që po mendonte teksa përpiqej të ndihmonte për gjetjen e bashkëpasagjerëve në trenin që u përfshi në aksidentin tragjik në Greqi.

Ai së bashku me studentin tjetër studentin 20-vjeçar Andreas Alikaniotis nuk e menduan dy herë rrezikun teksa vazhduan të përpiqeshin të shpëtonin sa më shumë të mundeshin nga pasagjerët e bllogiar në vagona.

Dy të rinjtë që shpëtuan dhjetëra persona duke rrezikuar edhe jetën e tyre, e refuzojnë të quhen heronjë, pasi sipas tyre ata kanë bërë detyrën e tyre qytetare.

Gjatë fundjavës, 18-vjeçari ka qenë në Patra me shoqërinë e tij dhe fati e solli ballë për ballë me vdekjen. Ai ishte në vagonin numër 6 të trenit që u përfshi në aksidentin fatal.

“Ne ndjemë tre dridhje, njëra më e dobët se tjetra dhe e kuptuam menjëherë rrezikun që po na afrohej”, tha ai për “Peloponnisos”.

“Nuk mendoja asgjë tjetër, përveçse duhej të ndihmoja njerëzit e mi. Së bashku me mikun tim Giorgos vrapuam në vagonat 3 dhe 4 për të shpëtuar sa më shumë njerëz dhe së bashku me ekipet e shpëtimit arritëm të nxjerrim 16 persona. Gjithçka që mund të mendoja ishte se duhej të shpëtoja qoftë edhe një person më shumë. Asgjë tjetër! Adrenalina kishte kapur maksimumin. Në vagonin numër 3 pamë shumë të vdekur. Për fat të keq nuk mund të bëhej shumë. Zjarri ishte përhapur vagoni numër 1 u prish menjëherë, vagoni numër 2 u shkatërrua nga zjarri. Unë nuk jam hero, mos më quani kështu. Unë thjesht po bëja detyrën time, ndaj shokëve të mi. I shpreh ngushëllimet më të thella familjeve të të ndjerit. Shpresoj që tani shteti të marrë përgjegjësitë e tij, në mënyrë që tragjedi të ngjashme të mos përsëriten në të ardhmen”,  tha 18-vjeçari Angelos Tsiamouras.

Por 18-vjeçari nuk është i vetmi hero i kësaj ngjarjeje të rëndë, një tjetër i ri Andreas Alikaniotis ka rënë në sy me veprimet e tij për të ndihmuar pasagjerët e tjerë të dilnin. Studenti 20 vjeçar mundi të thyente xhamin duke bërë kështu të mundur shpëtimin e dhjetërave djemve dhe vajzave.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Deklarata e ministres serbe për spastrimin etnik në Kosovë, reagon Hoxha: E papranueshme dhe fyese për viktimat

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka reaguar në platformën X ndaj deklaratës së ministres serbe të Administratës Publike dhe Vetëqeverisjes Lokale,...
14:42 | 14/07/2026

Përplasjet në Zvërnec, Apeli ndryshon masën e sigurisë për njërin prej rojeve të arrestuarve

Gjykata e Apelit e juridiksionit të përgjithshëm ka ndryshuar masën e sigurisë për njërin prej rojeve private të arrestuar për dhunën e ushtruar gjatë përplasjes...
14:30 | 14/07/2026

Efekti Haaland në Peru, qindra foshnja pagëzohen me emrin e sulmuesit norvegjez

Kupa e Botës FIFA 2026 po lë gjurmë jo vetëm në fushën e lojës, por edhe në regjistrat civilë. Në Peru është shënuar një rritje...
13:56 | 14/07/2026