“Një tmerr i vërtetë”- Flet xhaxhai i të plagosurës në Greqi: Me fat që është gjallë

2 Mars 2023 | 11:25

Krenar Kulla, xhaxhai i shqiptares Olta Kulla të plagosur gjatë aksidentit të trenave në Greqi, ka zbuluar për Euronews Albania gjendjen shëndetësore të mbesës së tij.

Kulla the se mbesa ka thyer krahun dhe ka shembje në të gjithë trupin, Ai shtoi se janë me fat që është gjallë me atë që kanë parë në vendngjarje.

Duke u ndalur të deklarimet e mbesës, ai e cilësoi ngjarjen si një tmerr të vërtetë.

“Goca gjatë udhëtimit të saj nga Athina në Selanik ishte në komunikim të vazhdueshëm me të ëmën, në një moment komunikimi u ndërpre dhe ajo nuk u përgjigjej më thirrjeve.

Filluam të bënim telefona të tjera dhe morëm vesh se kishte ndodhur aksidenti dhe u nisëm për në Larisa.

Gjatë rrugës na dërgoi një mesazh zanor nga një mjeke që tha thjesht jam gjallë.

Erdhëm këtu dhe pamë gjendjen që ishte. Vajza është në gjendje të mirë, por ka goditje dhe shembje të ndryshme në pjesë të ndryshme të trupit. Ka thyerje të krahut, i cili bë me sukses dhe me sa na panë sytë jemi me fat.

U mundova të mos ia rikujtoja, por nga sa më tha ishte një tmerr i vërtetë. Filloi të qante përsëri dhe nuk doja kurrësesi ta pyesja për detaje”, tha xhaxhai.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026