Aksidenti në Greqi, Imanimidis: Do çmontojmë vagonat, viktimat mund të rriten
Konstantinos Imanimidis, koordinator i operacionit të kërkim shpëtimit në aksidentin e trenave në Greqi, ka zbuluar në një intervistë për Euronews Albania të dhënat më të fundit nga operacioni që po zhvillohet.
Imanimidis bën me dije se tashmë do të bëhet dhe çmontimi i vagonave të dëmtuar, duke bërë që të nxirren dhe trupat e viktimave që rezultojnë të zhdukur.
Kjo sipas tij do të bëhet ditën e sotme dhe mund të çojë në një rritje të viktimave nga aksidenti, të cilët aktualisht numërohen në 57.
Pyetje – Çfarë kemi arritur sot?
“Po përpiqemi të stabilizojmë terrenin, do të përpiqemi që të çmontojmë gjithë vagonat e dëmtuar, bëjmë rregullimin e shinave dhe në këtë lloj forme te behet dhe pastrimi i vendit të ngjarjes.”
Pyetje – A presim të gjejmë kufoma të tjera?
“Ka mundësi të lartë që do të gjejmë disa trupa viktimash sepse në momentin kur gjithë vagonat të lëvizin, do të jetë më e lehtë dhe do të rikërkohet për kufomat e të humburve dhe do të shikojmë në qoftë se mund të gjejmë diçka prej tyre.”
Pyetje – A mund të parashikojmë numrin total të të vdekurve nga ky aksident?
“Është e pamundur të themi një numër të saktë të viktimave, por ajo që mund të them me siguri është se operacioni i kërkim shpëtimit do të vazhdoje, do të kërkohet për çdo send të tyre, çdo mjet që mund të identifikojë ata.”
Pyetje – Kur presim që operacioni i kërkimi shpëtimit të mbarojë?
“Zjarrfiksit thonë se do të përpiqen që ditën e sotme që puna e tyre të mbarojë, por kjo varet dhe nga kushtet e motit dhe situata, por do vazhdojmë të bëjmë punën tonë që të paktën çdokush që ka qenë në atë tren të gjendet.”
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë