Spahiu për protestën: Më e ftohta që kam parë! Mirë që erdhën nga Kukësi e Tropoja
“Kjo është protesta më e ftohtë që kam ndjekur në 32 vite”, kështu u shpreh Kreshnik Spahiu për protestën e mbajtur këtë të premte nga opozita përpara Kryeministrisë.
I ftuar në lidhje direkte për Euronews Albania, ai tha se në rast se nuk do kishte autobusë, nga Kukësi, Tropoja, Lezha e Shkodra, numri i protestuesve do të ishte shumë i vogël, pasi sipas tij, Tirana nuk beson në revolucion, por beson se ndryshimi vjen me votë.
Më tej Spahiu analizoi edhe qëndrimin e Berishës në protestë, sipas tij kreu i PD është duke përgatitur alibinë për të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale, pasi një humbje e thellë do të ishte më e rëndë se bojkoti i zgjedhjeve.
“Unë dyshoj se do futen në garë për dy arsye. Mendoj se 50% Berisha po lë mundësinë për të mos u futur në zgjedhjet lokale. Ai ka deklaruar se Rama nuk rrëzohet me votë, por vetëm me revolucion. Pra Berisha e ka bërë të qartë se votimi i 14 majit është kot. Kur deklaron që Rama nuk rrëzohet me votë do të thotë që kot sa shkoni në votime se Rama nuk rrëzohet me votë. Sot në fjalim ka deklaruar se duan të na përjashtojnë me gjykatë nga zgjedhja, pra nëse gjykata nuk i jep logo dhe vulën Sali Berishës dhe grupimit të tij, ai e ka bërë të qartë se po na përjashtojnë. Berisha e mban si opsion të hapur mos hyrjen në zgjedhjet lokale, sepse përballë një humbje të thellë, ai e zgjedh, është më mirë bojkoti”, tha Kreshnik Spahiu për Euronews.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta